Dosja “Balili”, ministri i Drejtësisë: Përkthimin e bëmë në kohë rekord
Një ditë më parë televizioni Top-Channel publikoi një lajm sipas të cilit pala greke ka sjellë në Shqipëri dosjen e Klement Balilit, I këërkuar për trafik droge. Në lajm aludohej për vonesë e zvarritje nga Ministria e Drejtësisë, ndaj sot ministri Ylli Manjani ka bërë sqarimin e tij:
“I surprizuar (jo për herë të parë) nga përhapja e një lajmi me burim TCH, mbi vonesat e dosjes se Klement Balilit, dua tu bëj me dije se:
Që prej ditës së djeshme, pra para se të bëhej lajmi Prokuroria Shqiptare ka në dispozicion dosjen e përkthyer zyrtarisht. Ministri i Drejtësisë është autoriteti ligjor që përkthen dhe çertifikon përkthimet ligjore. Dokumentat origjinale në gjuhën Greke ne i kemi marrë zyrtarisht, më datë 14 Nëntor 2016. Kjo dosje ju përcoll ashtu siç ishte brenda ditës Prokurorisë. Kjo e fundit i regjistron këto dokumente në dosjen hetimore. Më datë 16 Nëntor, është sjellë në Ministri, nga Prokuroria kopja e dosjes për t’u përkthyer zyrtarisht. Procedurë e kërkuar nga ligji.
Menjëherë zyra e përkthimeve ligjore në Ministri, si për çdo rast tjetër ka filluar punën për përkthimin dokumentave. Fillimisht u angazhuan 10 përkthyes dhe në vijim u shtuan edhe 5 të tjerë. Praktika ime e punës është veprim sa më i shpejtë, veçanërisht në çështjet e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Kjo zyrë administron të dhëna konfidenciale në shërbim të proceseve hetimore dhe jo vetëm.
Koha që u harxhua për përkthim ishte rekord! Përkthime të kësaj natyre janë të vështira sepse kërkojne nivel profesional. Kjo vështirësi shtohet kur volumi është i madh! Sidoqoftë tashmë dosja e përkthyer zyrtarisht është dërguar dje, datë 06.12.2016.
Kjo është kronologjia e kësaj dosje, për të gjithë ju që doni të dini të vërtetën. Kjo është kronologjia zyrtare e faktuar për të gjithë ata që bëjnë lajme në emër të “burimeve” gjithfarësh! Me këtë rast le të njoftohen edhe “burimet”.
Add new comment