Valë e re terrorizmi pritet të godasë Europën
Vendet europiane mund të përballen me sulme terroriste të militantëve të Shtetit Islamik. Alarmi vjen nga Europol.Përmes një raporti të bërë publik të premten, Europol paralajmëron se gjithnjë e më shumë luftetarë të huaj po tentojnë të vijnë në Europë dhe disa dhjetëra sulme mund të jenë gati. Taktikat e reja te shtetit islamik, mund të jenë që nga makinat bombë deri tek rrëmbimet e njerëzve.
Europol tërheq vëmendjen që të mbahen nën kontroll stacionet e energjisë bërthamore në Europë pasi konsiderohen shënjestra të mundshme sulmesh nga ISIS. Sipas agjencisë, disa emigrantë sirianë duhen mbajtur nën vëzhgim, pasi ekstremistët mund të inflitrohen në kampet e refugjateve për t’i rekrutuar.
Europol thotë gjithashtu se ISIS ka ndryshuar edhe objektivin e sulmit duke kaluar nga sulmet policisë apo ushtrisë në objektiva më të lehta, siç ishin edhe rastet e fundit të sulmeve në Paris ku u sulmua një klub nate dhe një stadium futbolli.
Add new comment