Shqipëria, një nga modelet e regresit demokratik në Ballkan/Roli i BE-së në mbulimin e korrupsionit

Postuar në 24 Nëntor, 2016 10:58

Regresi demokratik në Ballkanin Perëndimor është tashmë një realitet I prekshëm dhe rrokshëm gjerësisht. Ka disa të dhëna të qarta që flasin për normalizimin e një klime pandëshkueshëmrie, korrupsioni dhe stanjacioni të qëllimshëm që reflekton kapjen e sistemit nga një elitë e ngushtë. Trajtimi i këtij problem që lind nga zbehja e rolit dhe forcës së BE-së si pol orientues dhe korrigjues për rajonin tij kërkon mediatizimin e tij në kuptimin që edhe konçesionet pragmatike të BE-së ndaj vendeve me qeverisje të korruptuar të mos ndodhë. Një strategji që dorëzohet ndaj interesave afatshkurtra nuk arrin të përmbushë as atë objektiv të cilin e emfatizon sot që flasim: sigurinë.

Në një shkrim me titull: “Stabilitet vs. Demkoracisë? Dilema e tendencave joliberale në një rajon të zgjeruar”, dr. Natasha Wunsch e Qendrës së Studimeve të Europës Juglindore në universitetin e Graz në Austri, shtrohet pikërisht ky problem kaq I madh edhe për Shqipërinë. Një vend ku klasa politike përpiqet periodikisht të negociojë një status më shumë nga Bashkimi Europian, jo duke përmbushur reforma reale, por duke shitur zhvillimet legjislative si të tilla. Duke rrëgjuar përherë e më shumë standardin demokratike me blerjen e votës që është një skandal I përmasave të jashtëzakonshme.

Mund të dalllohen dy modele dominuese të regresit demokratik në rajon: nga njëra anë, kemi ngritjen e njerëzve të fuqishëm, personifikuar te Vuçiç në Serbi, Gjukanoviç në Mal të Zi dhe Gruevski në Maqedoni. Këto figura drejtuese, të legjitimuar nga vota popullore, janë të aftë dhe kanë vullnet të kufizojnë lirinë e medias dhe të presojnë të drejtat e njeriut. Nga ana tjetër kemi sisteme politike jofunksionale të dominuara nga konkurenca e ekzagjeruar mes partive dhe mungesa e dëshirës për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me kundërshtarët politikë. Ky është rasti në Shqipëri dhe në Kosovë…”, shkruan autorja.

Diçka e qartë kjo shtuar edhe faktit se BE-ja po e toleron këtë gjë në një mënyrë që po zhbën atë investim që realizoi për 25 vite.

BE-ja ka mbajtur çuditërisht heshtjen ndaj këtyre prirjeve shqetësuese. Mungesa e dënimit të qartë të abuzimit me pushtetin nga qeveritë, tregon për dy defiçenca në politikën e Zgjerimit të BE-së”, vijon autorja duke nënvizuar se qasjet teknokratike errësojnë problemet në shkallë të gjerë(https://europeanwesternbalkans.com/2016/11/23/stability-vs-democracy-the...).

Ky është rasti për Shqipërinë ku këmbëngulja për reformën në drejtësi si një tërësi ligjesh penale dhe rregullatorë raportesh brenda gjyqësorit e organeve hetimore, po marketohen si zgjidhja e artë për problemin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar në vendin tonë. Në krye të këtij kori qëndron ambasadorja e BE-së, Vlahutin dhe ai amerikan, Lu. Mirëpo askush prej këtyre të dyve, e bashkë me ta edhe pasuesve politikë shqiptarë që u rendin nga pas, nuk di të përgjigjet rreth kritikës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo për nevojën e reformimit të sistemit politik.

Çka do të thotë se insititucionet e reja të drejtësisë që do të krijohen do të marrin në katër 170 milionë euro, disa njerëz do të emërohen e do të bëhen të përkëdhekurit e radhës, do të publikohen raporte për arritje të mëdha e në fund do të rikthehemi te kriza genetike që përçon ky sistem e ku vë gishtin autorja.

Në vend të ndryshimit të elitave në Shqipëri ndodh për shkaqe biologjike rotacioni i elitave politike të cilat nuk i kanë prekur PASURINË njëra-tjetrës. Dhe nuk ka gjasa që këtë ta bëjë as pas reformës së famshme në drejtësi pasi mbështetja që po I jepet kësaj qeverie, vetëm pse thotë “po” për gjithçka, është në vetvet akt korruptimi politik që cenon standsardin për të cilin thuhet se luftohet.

Stabiliteti vs. Demokracisë na kthen tek ato vlerësime që diplomat italianë bënin për Ahmed Zogun 80 vite më parë kur edhe vendosën që ta mbështesnin. “Ishte i vetmi që vinte rendin”, cilësonin ata.

A ka ndryshuar gjë në kaq vite? Me siguri jo. Kemi një demokraci që nuk ka kaluar ende fazën e 40 ditëve, me spazmat karakteristike të kësaj periudhe e që e cila ka nevojë për mamitë diplomatike të jetojë. 

Comments

Submitted by Pizzicato (not verified) on

E verteta e realitetit politik shqiptar, e thene me dy rrjeshta:
"Nga ana tjetër kemi sisteme politike jofunksionale të dominuara nga konkurenca e ekzagjeruar mes partive dhe mungesa e dëshirës për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me kundërshtarët politikë. Ky është rasti në Shqipëri dhe në Kosovë…”, shkruan autorja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.