Parakalimi i nxënëses myslimane me shami, furtunë reagimesh në Greqi
Furi reagimesh ka shkaktuar në Greqi parakalimi i një vajze myslymane ne shami në paradën e 28 Tetorit, ditën e përkujtimit të “Jo-së” së Madhe që kryeministri Metaksas i tha pushtimit italian. Gjimnazistja fitoi të drejtën për të parakaluar në paradën kombëtare pasi u rendit ndër nxënësit më të dalluar të republikës. Pjesëmarrja e saj dhe paraqitja në paradë me veshjen e femrës myslimane u komentua gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë reagimi i vetë nxënëses.
"Jam e keqardhur për komentet ofenduese që mora nga disa njerëz. Kërkoj ndjesë nëse kam fyer krenarinë tuaj greke, nuk e ka bërë këtë me qëllim. Unë jetoj në Greqi, jam rritur në këtë vend, e dua dhe e respektoj historinë këtë ditë për të gjithë grekët. Ishte një nder i madh të mbaja flamurin në këtë dite historike pamvarësisht fesë sime, nuk pendohem dhe në qoftë se do më jepej mundësia do ta bëja prapë.
Sa i përket shamisë është diçka e imja personale dhe nuk ka rëndësi se çfarë vesh dikush kur ndodhet në këtë moment kaq të veccantë. Para se të fillonte parada, askush nga mësuesit e mi nuk më bëri ndonjë vërejtje. Ju kërkoj ndjesë që nuk vesha minifund për të marshuar, por nuk ma lejon feja dhe personaliteti im. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve!”
Ky debat vjen në një kohë kur kisha dhe shteti janë në një përplasje të fortë për ndryshimin e kurikulës mësimore për lëndën e fesë. Kryepeshkopi Jeronimos ka akuzuar qeverinë e majtë të Tsipras për luftë kundër ortodoksisë dhe përpjepje për dekristianizim të Greqisë.
Add new comment