Lavrov në Athinë për çështjet e rajonit dhe Sirinë
Pak ditë para se Greqinë ta vizitojë presidenti amerikan Barak Obama, në Athinë mbërriti ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Në takimin me presidentin Pavlopulos, kreu i diplomaciosë ruse foli për situatën në Siri, duke thënë se "ndaj zgjidhjes politike të rezolutës së Këshillit të Sigurimit është praktikuar sabotimi për shkak se disa mbështesin ekstremistët, qëllimi të cilëve është që të përzënë regjimin e Asadit."
Sipas tij "Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së parashikon fillimin e menjëhershëm të bisedimeve politike për të siguruar lehtësimin e gjendjes humanitare në Siri. Nëse do të ishin zbatuar me ndershmëri, rezolutat do të kishin rezultat”-theksoi Lavrov.
Shefi i diplomacisë ruse tha se "nga fillimi i Pranverës Arabe, kur shumë e përkrahën këtë lëvizje, ne bëmë thirrje që të mos kishte ndryshim të regjimeve me dhunë, por përmes dialogut të entive dhe besimeve fetare në Egjipt, Siri apo vende të tjera”
"Ne shpresojmë që partnerët tanë do të nxjerrin konkluzionet e duhura për të patur një proces të ndershëm politik në Siri ku marrin pjesë qeveria dhe opozita dhe të jetë populli sirian që të vendosë për fatin e tij”-shtoi ministri i Jashtëm rus.Vizita e ministrit të Jashtëm rus në Athinë shihet edhe si një lëvizje që Moska i jep synimeve të saj në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
Add new comment