Specie e panjohur njerëzore, koha për të shtuar një degë në pemën e evolucionit

Postuar në 01 Nëntor, 2016 10:22

A akziston një specie e re njerëzore që pritet të zbulohet? Shkencëtarët duket se janë shumë afër përgjigjes së kësaj pyetjeje dhe konfirmimit  se ndoshta ka ardhur koha për të shtuar edhe një ... degë në pemën e evolucionit të njeriut.

Nga krahasimi i popullsive që jetonin në Tokë 50-70 mijë vjet më parë, shkencëtarët u përballën me boshllëqe dhe pyetje të reja në lidhje me evoluimin e njeriut

Vëmendjen e studiuesve e ka fituar  një informacion i ri sipas të cilit fiset që jetojnë në ishujt e Melanezisë, në Paqësorin Lindor (Fixhi, Papua Guinea e Re, Vanuatu dhe ishujt Solomon), mund të kenë një tjetër lloj të ADN-së njerëzore, të panjohur deri sot.

Sipas teorisë së re, ADN-ja e një race të caktuar, nuk rrjedh as nga Neandertali dhe as nga racat e tjera të lidhura më ngushtë me njerëzit, por nga një specie e panjohur e njeriut që erdhi nga Paqësori i Jugut apo verilindja e Australisë

Gjetjet u prezantuan në takimin vjetor të Shoqërisë Amerikane të Gjenetikës Njerëzore. Keu i grupit të kërkimit, Ryan Bolenter i cili përpiqet të zgjidhë misterin, thekson se nevijoten  studime të mëtejshme për t'iu përgjigjur me siguri pyetjes nëse dikur kanë ekzistuar dhe qenie të  tjera njerëzore, të cilët nuk i njohim.

http://www.ancient-origins.net/news-evolution-human-origins/evidence-unk...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.