Protesta deri në bojkot të parlamentit
Partia Demokratike e ka të qartë aksionin saj opozitar, protesta popullore deri në bojkot përfundimtar të parlamentit. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, tha për "Ora News" se "qeveria po krijon të gjitha instrument për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ndaj largimi i kryeministri Edi Rama, me çdo mjet demokratik është domosdoshmëri".
"Nëse do të jetë e nevojshme për të braktisur Parlamentin për shkak se nuk po kryen funksionet për të cilat është ngritur, edhe Parlamentin duhet ta lëmë në mënyrë që t’i japim një mesazh edhe qytetarëve dhe atyre që interesohen për fatet e këtij vendi që situata është shumë e rëndë dhe po shkojmë në një rrugë pa kokë. Problemi nuk shtrohet që do hyjë apo nuk do hyjë në zgjedhje Partia Demokratike. Sfida për shoqërinë nuk është kjo. Sfida është: organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme Edi Rama? Nuk organizon dot! Protestat popullore dhe mundësia e bojkotit të parlamentit si instrument për largimin e kryeministri Edi Rama, janë aksione të cilat mbështetën jo vetëm nga grupi parlamentar, strukturat dhe aleatët, por dhe nga shoqëria civile", tha Spaho.
Add new comment