Idrizi: “Pushteti, vetëm mjet për të arritur tek zgjidhja e çështjes çame”. “Parimi” i Ilir Metës: “LSI-së nuk i intereson rezultati, por zgjedhjet”
Shpëtim Idrizi është hedhur sot në sulm ndaj kreut të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, njëkohësisht kryetari i LSI-së. Idrizi ka folur nga Konventa Kombëtare e PDIU-së, ku është pëqendruar te çështja çame, të cilën e shet si çështje kombëtare.
“Sot dalin disa nopranë politikë dhe guxojnë të na tregojnë përfitimet elektorale që ne mund të kemi, kur bërtasim se ministrit grek Kotzias, që mbron ende sot xhelatët e Çamërisë nuk i puthet dora, por i tregohet e drejta ndërkombëtare. Këtyre nopranëve sot po i përgjigjem, unë dhe të gjithë sa jemi shqiptarë me zemër e gjak, do konsiderohemi mburoja njerëzore për çdo të drejtë të nëpërkëmbur të shqiptarëve të Çamërisë që është shpirti i shqiptarisë, por edhe për jetët dhe ëndrrat e shqiptarëve të ndarë sot në pesë shtete, nuk ka dhe nuk do ketë një tjetër varrezë ushtarësh grekë pa u ndërtuar Memoriali i genocidit grek në Çamëri”, tha Idrizi.
Nuk dihet nëse pas Idrizit që bërtet këtu sa ka fuqi, do të shkojnë të gjithë shqiptarët, të cilët kanë sy, e kanë veshë të shohin sesi nga viti në vit PDIU-ja dhe përfaqësuesit e saj, sepse duken më të pasur. Thjesht duken, se mund të jetë edhe mirazh nga dashakeqësia.
“Na kanë akuzuar që po e përdorim Çështjen Çame për konsum elektoral. Po mirë, si mund ta përdorim këtë çështje për vota, kur na duhet edhe gati një vit të shkojmë tek kutitë. Ç’është kjo marri? Edhe sikur mos të jesh profesionist dhe me eksperiencë në politikë si mund të kërkosh vota me një gjë të tillë këtu e nëntë muaj përpara? Pastaj, unë sapo ju drejtova shqiptarëve kudo që gjenden që të përfshihen në Çështjen Çame pa dallim politik, krahinor apo besimi fetar. Pse duhet të bëj një autogol të tillë? Po të ishte për vota duhej ta mbaja këtë “thesar” veç për një komunitet të vogël? Jo pra, nuk na intereson Çështja Çame vetëm për çamët dhe votat e tyre, sepse nuk po bëjmë llogari dredharake politike të vogla. Nuk kërkojmë pushtet në emër të Çështjes Çame, por zgjidhen e saj. Pushtetin e shohim si mjet që duhet përdorur për të arritur tek zgjidhja, jo si nevojë për të qenë në Kuvend apo në qeveri”, tha më tej Idrizi.
Të gjithë e kemi parë sesi edhe i anatemuari i tij, Ilir Meta, deklaron shpesh se “për LSI-në nuk ka rëndësi rezultati, por zgjedhjet”. Por ndoshta është rastësi kjo qasje, pasi karriera e z. Idrizi që nisi nga detyra finsike e Drejtorit të Tatimeve, nuk e njeh luhatjen morale.
Add new comment