Kampionët e konçesioneve, çfarë është duke ndodhur në Shqipëri me Partneritetin Publik Privat?
Nga një vend që nuk futej në listën e ekonomive me shërbime të transferua në duart e privatit, Shqipëria renditet e para në rajon për praktikat e dhënies me konçesion. Këtë e konfirmon një raport i Bankës Botërore, të cilin qeveria nxitoi ta prezantojë si arritje dhe sukses të reformave të saj.
Kështu në raportin e publikuar nga Banka Botërore mbi “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP – ve 2017”, Shqipëria rezulton me vlerësime më të larta në fazën e përgatitjes së projekteve, trajtimit të propozimeve të pakërkuara dhe menaxhimit të kontratave konçesionare.
Konçesionet janë një praktikë që ka dhënë rezultate në shumë vende dhe këtu nuk ka asgjë “revizioniste” por ajo që e impikon qeverinë janë dyshimet për abuzime dhe dhënie të konçesioneve në duar afër interesave të saj.
Këtë praktikë mazhoranca e majtë ka nisur ta shtrijë edhe në bashkitë e drejtuara prej saj, ku dy prej shërbimeve të dhëna me konçesion janë parkimi publik me pagesë apo grumbullimi dhe ndarja e mbetjeve për riciklim. Pasojat që janë krijuar kanë shtuar pikëpyetjet mbi qëllimin e dhënies së këtyre konçesioneve edhe në nivel lokal. Administratori i kompanisë që menaxhonte ndarjen dhe grumbullimin e mbetjeve në lanfdfillin e Sharrës është në kërkim. Ai mori të drejtën nga bashkia e Tiranës për të menaxhuar mbetjet në këtë landfill, ku u gjet i vrarë një 17 vjeçar i punësuar në të zezë. Rezultoi që ky person që fitoi konçesionin e bashkisë së Tiranës të ishte funksionar i Partisë Socialiste në Peqin dhe zyrtar i OSHEE-së.
Qeveria e majtë pretendon se në 2 vjet ka lidhur 14 kontrata të mirëstudiuara ndryshe nga 173 koncesionet e dhëna në 8 vite nga qeveria Berisha, që Rama i konsideroi të pamneduara mirë.
Kontratat koncecsionara që kanë shkaktuar edhe më shumë zhurmë janë ato në sektorin e shëndetësisë ku veçohen 3 partneritete publike , Check Up-i me vlerë 120 mln euro, hemodializa dhe koncensioni për setet e steriilizmit. Akuzat e opozitës janë për milionë euro abuzime dhe favorizim të kompanive në praktikat e tenderit, duke shënjestruar për këtë ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Në fakt praktikën e koncensioneve me konceptin e parneritetit publik privat e filloi ministria e Financave, ku Crown Agents, megjithëse nuk quhet koncension por u quajt asistencë teknike, një projekt që prezupozohej se të sillte në arkën e shtetit 100 milionë euro i kushtoi buxhetit 8.2 milionë euro.
Përveç këtyre “sukseseve” qeveria nuk ka korrigjuar asgjë lidhur me ato që vetë i ka quajtur konçesione korruptive të qeverisë së kaluar. Vetë kryeministri e ka quajtur konçesionit e skanimit në dogana korruptiv, ashtu si konçesionin për kolaudimin, por në praktikë asgjë nuk ka ndryshuar.
“Ky është ndryshimi mes koncesionit të skanimit, që është një grabitje, midis koncesionit të kontrollit të mjeteve që është një grabitje, midis koncesionit të Portit, tre koncesionit të portit që janë një maskaradë dhe këtyre koncesioneve që janë shërbime”-ka thënë kryeminisistri Rama në mbrojtje të konçesioneve të dhënë nga qeveria e tij. http://www.oranews.tv/ekonomi/partneriteti-publik-privat-rama-skanimi-i-.... A ka vend për entusiazëm, pas raportit të Bankës Botërore për sukseset me konçesionet dhe këtyre deklaratave të kryeministrit? Rezultatet tregojnë një realitet me cilësi shërbimesh pothuajse të ngjashëm me qeverinë e kaluar ndonëse janë dhënë miliona euro për t’i përmirësuar ato.
Add new comment