SHBA ndërpret bisedimet me Rusinë për luftën në Siri. Lajme edhe për helmimin e Abu Bakr al-Baghdadi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar sot ndërprerjen e bisedimeve dypalëshe me Rusinë të nisura për t’i dhënë një zgjiedhje konfliktit në Siri. Vendimi është bërë i njohur nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby sipas të cilit “ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë”.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Rusia nuk ka përmbushur termat e marrëveshjes së muajit shtator që parashikonte armëpushim dhe lejim të ndihmave humanitare në qytetet e rrethuara. E njëjta kundërpërgjigje ka ardhur edhe nga Moska zyrtare, përmes zëdhënëses Maria Zakharova. Në kuadër të këtyre masave SHBA ka tërhequr personelin e parashikuar për t’iu bashkuar qendrës së përbashkët me palën ruse e cila duhej të koordinonte veprimet ushtarake dhe ato të shërbimeve sekrete(http://www.haaretz.com/middle-east-news/1.745662).
Ndërkohë, media arabe bëjnë të ditur po sot një lajm që mbetet ende i pakonfirmuar. Kështu sipas agjencisë irakene, “WAA”, që citon burime nga provinca veriperëdnimore e Nineveh, lideri i Shtetit Islamik, Ibrahim al – Samarrai apo ndryshe Abu Bakr al – Baghdadi është helmuar dhe është në gjendje të rëndë. Kjo agjenci raporton se al – Baghdadi është helmuar përmes ushqimit nga njerëz të panjohur bashkë me tre të tjerë. Shteti Islamik ka nisur arrestimet për të identifikuar autorët e këtij akti(http://www.presstv.com/Detail/2016/10/03/487401/Iraq-Daesh-Baghdadi-Nine...).
Add new comment