Donald Lu: Mos u largoni, Shqipëria do bëhet një ditë, por jo me këtë klasë politike
Donald Lu shpreson se të rinjtë mund ta ndryshojnë Shqipërinë, duke i ftuar të bëhen pjesë e politikës. Në një takim me studentë ai la të kuptohet se klasa aktuale politike nuk është e aftë t'i ndryshojë gjërat dhe u bëri apel të rinjve të mos largohen nga Shqipëria, por të investohen për t'u bërë pjesë e vendimarrjes.
"Unë takoj gjithmonë njerëz, që thonë se të rinjtë shqiptarë e kanë mendjen vetëm të ikin nga vendi dhe nuk duan të qëndrojnë në Shqipëri. Mendoj se kjo gjë duhet ndryshuar. Të rinjtë në vend janë shpresa e madhe e ndryshimit. Unë e di se të rinjtë këtu janë të paduruar për të pritur ndryshime menjëherë, por se vendi ndryshon ngadalë, me përpjekje dhe me mundime. Ne si SHBA, kemi vënë re se këtu ka shumë inate politike. Ju, të rinjtë duhet ta ndryshoni këtë gjë, duke bërë që në vend të ketë dialog dhe jo zënka. Për këtë arsye, unë kam shpresë dhe besim se gjërat kanë për të ndryshuar për mirë edhe për Shqipërinë. Ftoj të rinjtë, që ata të mos e humbin besimin se vendi i tyre mund të bëhet një ditë”, tha Lu gjatë fjalës së tij.
Add new comment