Pazari PS-PDIU, Idrizi i merr Ramës edhe Entin Kombëtar të Banesave
Çamët e PDIU-së kanë marrë një tjetër tortë të pushtetit pas mbështetjes së Partisë Socialiste për fitoren në Dibër. Panorama thotë se Partia e Idrizit do të drejtojë Entin Kombëtar të Banesave.
Burime i thanë gazetës se mëngjesin e sotëm ka dhënë dorëheqjen Doris Andoni drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave. Në vend të saj është emëruar një përfaqësuese e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Prej gati dy vjetësh PDIU-ja ka braktisur opozitën, me të cilën doli në zgjedhjet e vitit 2013 dhe është rreshtuar në maxhoranca. Kjo forcë politike ka 5 deputetë në Kuvend pas largimit të Dashamir Tahirit dhe afrimit të Mesila Dodës. Nga marrëveshja me Partinë Socialiste, PDIU ka përfituar drejtimin e disa drejtorive, Drejtorinë e Arkivave, Drejtorinë e Automjeteve, ISKSH-në, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Inspektoratin e Kontrollit të Karburanteve dhe së fundmi edhe të Entit Kombëtar të Banesave.
Postet e PDIU
Enti Kombëtar i Banesave
Drejtoria e Arkivave
Drejtoria e Automjeteve
ISKSH
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Inspektorati i Kontrollit të Karburanteve
Add new comment