Damasku zyrtar deklaron fundin e armëpushimit. Marrëveshja Kerry – Lavrov, rezulton nul
Damasku zyrtar i ka dhënë fund angazhimit të tij për armëpushimin e sanksionuar nga marrëveshja Lavrov – Kerry e datës 9 shtator. Në një deklatë për shtyp cituar nga agjencia shtetërore “Sana”, ushtria siriane deklaron se militantët e kanë thyer marrëveshjen e armëpushimit mbi 300 herë.
“Armëpushimi duhet të ishte një shans për të ndalu gjakderdhjen, por njësitë terroriste nuk iu përmbajtën asnjë prej pikave të marrëveshjes”, thuhet në deklaratë. Ushtria siriane deklaron se do të vijojë luftën kundër terroristëve, çka rihap kapitullin e ri të dhunës dhe të goditjes finale mbi Halepin.
Add new comment