Klement Balili, “Santa Quaranta”, Ilir Meta dhe Koço Kokëdhima
Faqja “lapsi.al” raporton sot se Klement Balili është parë dje në hotelin “Santa Quaranta” ku zhvillohej një dasëm. Policia sipas kësaj faqeje nuk ka ndërhyrë për të arrestuar personin që është shpallur në kërkim, i cili madje ka qenë në tavolinë me kreun e PS-së së Tepelenës, Dino Selimi. Këto të dhëna referon “lapsi.al”.
Sesi qëndron e vërteta me siguri që do na e sqarojë ministri Sajmir i cili do dalë e do na rrëfejë variantin e vet. Por për të ndihmuar sadopak të interesuarit për sagën e këtij personazhi që nuk kapet po sjellim disa të dhëna: Partia Demokratike dhe Sali Berisha në vijimësi kanë akuzuar Edi Ramën dhe Koço Kokëdhimën për lidhje të Balilit.
E vërteta, që e di shumë mirë Berisha, është se Balili është lidhje e LSI-së dhe Ilir Metës. Një i afërt i tij, Rigels Balili, është kryetar bashkie në Delvinë dhe është propozim i LSI-së. Burime raportojnë për një përpjekje të Kokëdhimës para disa kohësh për të bërë një lëvizje rrokadë mes bashkisë Delvinë dhe degës së PS-së aty. Përpjekje e cila përfundoi me dështim të plotë, pasi në lojë hyri kryetari i Bashkisë që është lidhje direkte e Ilir Metës. Pra në këtë domen hija e Koços dhe e Ramës mbetet vetëm hije. Edi Rama ka vetëm një gjë në dorë në këtë histori: të porosisë Sajmir Tahirin, që të bëjë sikur nuk e shikon ku është Klement Balili. Le të sjellim këtu atë që deklaronte Kokëdhima në maj të këtij viti, kur e akuzonin se mbronte Balilin:
“Dje në Parlament Saliu tha, se Klemet Balili është emëruar nga Kokëdhima në detyrën e drejtorit të shfrytëzimit të automjeteve në Sarandë. Ai gjithashtu tha, se gjoja Klement Balili është i afërt me mua dhe se ka financuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e qershorit të 2013. Kjo përbën shpifjen e Saliut nr. 1004. Kurrë nuk e kam njohur Klement Balilin, kurrë nuk e kam takuar apo biseduar me këtë njeri. Jam parë me të vetëm në inaugurimin e Hotelit tek ish-Kampi i punëtorëve në Sarandë, ku kam qenë së bashku me Kryetarin e Parlamentit, Ministrin Ahmetaj dhe nje grup deputetësh, Kryetarë të Bashkive, drejtues të shtypit e gazetarë. Balili nuk është propozuar dhe as emëruar si drejtor i KSHA Sarandë as nga unë dhe as nga Partia Socialiste. Ai, në këtë detyrë është propozuar dhe vendosur nga LSI. Që nga majii 2013, që unë jam në politikë dhe asnjëhërë tjetër me parë, Balilajt nuk e kanë mbështetur Partinë Socialiste as finaciarisht, as materialisht dhe në asnjë formë tjetër...”(http://www.respublica.al/2016/05/13/kok%C3%ABdhima-distancohet-nga-balil...).
Të vihet re se Kokëdhima ndonëse deklaron se nuk e mban mend Balilin e as e ka njohur ndonjëherë, kujtohet fare mirë se ku e ka parë atë. Në përurimin e hotel “Santa Quaranta”. Ku siç theskoi ai merrte pjesë edhe Ilir Meta. Ja edhe video ku Meta, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, pak javë nga përballja për zgjedhjet lokale të vitit 2015 pret një shirit përurimi dhe flet për turizmin:
Mundet të pyetet fare mirë: vallë ç’donte Meta në këtë përurim përveç dashurisë së tij për detin dhe mbështetjes së turizmit? Dhe pse Koço na fiksoka kaq mirë një njeri në këtë aktivitet kur kishte aty shumë të tjerë? Ky padyshim është nga ato mistere që nuk i kupton dot nga historia e Shqipërisë. E si mund t'i kuptojnë ato qytetarët e zakonshëm kur nuk i kupton dot as Partia Demokratike?!
Comments
Klement Balili nuk u arrestua
Klement Balili nuk u arrestua nga policia e Shtetit në kuadër të një aksioni antidrogë që u finalizua me prangosjen e disa personave mes të cilëve edhe zyrtarë shtetëror.sepse eshte bashpuntor I “DEA”
Nga Hetimi ndaj Kelmend Balilit në Greqi, qe është ba nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane e policia greke, janë asistuar edhe nga policia shqiptare,per me bashkpunuar me Klement Balilin qe mos ta arrestojn ,po te bashkpunojn ne luften kunder narkotrtafikut duke I premtu liri total te ceshtjes Balili,
• Klement Balili duhet te dorezojn te gjith informacionin qe ka ne dijeni te vet,
• tek organizata Americane DRUG ENFORCMENT AGENSI
• Duhet te dorezojn Te gjithe bashpuntoret e tij,
• Pervec Nipin e vet Rigers BALILI…… se pse Rigers Balili aktualisht mban postin e krytarit bashkis Delvin
Add new comment