Një libër për fundin e Jugosllavisë. Ish – presidenti Joviç: Serbët humbën gjithçka që krijuan në shekullin e 20 -të

Postuar në 14 Shtator, 2016 12:51

Media serbe “B92” i ka kushtuar sot një hapësirë një libri të ri që flet për historinë e afërt politike të serbëve në shtetin e përbashkët me sllavët e tjerë të jugut dhe popuj të tjerë. Libri ka për autor Borislav Joviç, ish-president i Jugosllavisë dhe titulli i tij jep mesazhin e qartë: “Si serbët humbën një shekull – fati tragjik i serbëve në shtetin e përbashkët”.

Në vend të një ideje për viktimizimin e radhës, Joviç, që është prononcuar për “B92”, mban një sens realizmi kur thotë se “Serbia nuk e donte dezintegrimin e Jugosllavisë, por i ndihmoi të tjerët ta përshpejtonin atë me gabimet e veta”. Sipas Joviç problemi duhet kërkuar që në zanafillë, kur edhe u konceptua Mbretëria Serbo – Kroato – Sllovene në vitin 1918.

Të trija palët iu qasën “bashkimit” me motive komplet të kundërta”, thotë ai, duke lënë shteg për legjtimitetin e tezës së artikuluar shpesh për artificialitetin e federatës e më herët mbretërisë jugosllave.

Është një fakt historik se serbët bënë përpjekje të mdha për të ruajtur Jugosllavinë, ndërkohë që Kroacia dhe Sllovenia, gjatë gjithë ekzistencës së saj kërkonin të shkëputeshin prej saj, apo të gjenin një zgjidhje për autonomi më të madhe”, shton ish – presidenti jugosllav.

Katalizimin e shkatërrimit Joviç e sheh te komunistët dhe kongresi i tyre i katërt, i mbajtur në Drezden në vitin 1928 me një faturim ndaj Josip Broz Titos.

Detyra për fundin e formacionit artificial ku serbët po shfrytëzonin popujt e tjerë u kompletua me sukses nga Tito dhe mandej, u prit që Perëndimi të zgjidhte momentin e duhur...Serbia bëri gabime mistakes që i kishtuan e të cilat ndihmuan ata që ishin të vendosur t’i jepnin fund Jugosllavisë, por nuk i bënë ato gabime me synim shkatërrimin e Jugosllavisë”, shton Joviç që ka qenë edhe bashkëpunëtor i Sllobodan Millosheviçit.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=09&dd=14&nav_id=99200

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.