Shqipëria nën qeverisjen e Hashashinëve

Postuar në 05 Shtator, 2016 12:48

Enkelejd Alibeaj, zyrtar i Partisë Demokratike, ka denoncuar sërish sot mbjelljen e hashashit në Rinas. Pra pak km nga Tirana, aty ku ministri i Brendshëm duket se nuk i pëlqen të shkojë.
Alibeaj ka sjellë edhe pamje filmike nga vendi i lulëzimit të hashashit nën diellin e ngrohtë të shtatorit, që e bën akuzën një thuajse provë.

“Këto 6 hektarë me drogë, 2 kilometra larg Rinasit, 20 kilometra larg zyrës së Edi Ramës, janë me leje. Janë të paprekshme. Janë të Bushit.
Të gjithë kanë dijeni, nga operativi i zonës, tek polici që ka shtëpinë ngjitur, shefi i komisariatit, drejtori i policisë, Tahiri, Rama; por e fshehin, e ruajnë, dhe po bëhen gati ta vjelin e ta hedhin në treg.
Pas denoncimit tonë dy ditë më parë, policia ka bërë sikur ka ndërhyrë në një pjesë të parcelës. Ndërkohë që pjesa më e madhe qëndron aty dhe po nxitohet të mblidhet, edhe në këtë moment që flasim”, tha Alibeaj.

20160823_124757 by lapsi-al

Comments

Submitted by Lal Prenga (not verified) on

Problemi im eshte I kundert! Kam mbjelle peme frutore jo canabis. Kam vendimin e gjykates per kthimin e prones por nuk me japin certifikaten , megjithese ka vite qe shkojme nga nje zyre ne tjetren! Politika shqiptare ne kete drejtim eshte e bashkuar, jo certifikate kush ka nje prone pak a shume me te madhe se mesatarja! Canabis JO nese nuk ke lidhje politike! Pune te ndershme JO! Cfare te bejme ne kete vend te mallkuar! Si rastesisht ministri I drejtesise e te gjithe drejtoret neper rrethe ne agjensite e pronave jane te LSI! Cdo muaj ministri I drejtesise ben nje show mediatik duke kercenuar drejtoret per moszbatim ligji!!!!!!! Por dhe po te ishin drejtoret te PS apo PD a PR e njejta situate ! Keta te gjithe udhehiqen nga nje ideologji!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.