Viktima tjetër në landfillin e Sharrës, një histori e mbajtur larg medias, muaj përpara vdekjes së Ardit Gjoklajt
"Myrvetja 40 vjeçare", kështu e quan Tema Tv, gruan që humbi jetën në Sharrë. Një intervistë me familjen e saj transmetohet nesër e që zbardh një ngjarje që vetëm këtë heshtje nuk meriton.
"17-vjeçari Ardit Gjoklaj nuk ishte viktima e vetme e landfillit të Sharrës. Më 26 nëntor 2015 një grua me emrin Myrvete, banuese në Yzberisht, humbi jetën pasi u godit aksidentalisht nga mjetet që punonin në landfill.
TemA TV ka qënë në familjen e 46-vjeçares, të afërmit e së cilës kanë rrëfyer detaje nga ngjarja tragjike. Ditën e martë, në edicionet informative në TemA TV do të kini mundësi të ndiqni të plotë historinë e nënës së katër fëmijëve, e cila siguronte jetën përmes punës në landfill", raporton "TemaTv".
Add new comment