landfilli i sharres
Video/Bashkia e Tiranës çon në landfillin e Sharrës qentë e rrugës
Disa qytetarë kanë reaguar ndaj bashkisë e cila ka bërë të qartë se siguria e njerëzve, pastërtia dhe administrimi i hapësirave vijnë në vend të parë. Video është filmim i një qytetari.
Fact-checking në Zululand: Të pavërtetat e Erion Veliajt lidhur me vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës (Video)
“Isha i ftuar të hënën në Top Story, ku i ftuari qëndror ishte Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës. U fol në pjesën më të madhe të kohës për ngjarjen tragjike të landfillit të Sharrës. Për shkak të një keqkuptimi me stafin e Sokol Ballës, atë mbrëmje kam qenë i papërgatitur për të diskutuar mbi një temë të tillë. Por u informova më pas, dhe më rezulton që një sërë pohimesh të Erion Veliajt atë mbrëmje kanë qenë të pasakta.
Çështja "Gjoklaj", PD-ja kallëzon penalisht Erjon Veliajn
Partia Demokratike (këshilltarët demokratë në Bashki) ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë. Kallëzimi përmbledh argumentet e PD-së që prekin edhe praktikat e dhënies së shërbimit për mbetjet te privati. Më poshtë kallëzimi i plotë:
I nderuar zoti Prokuror,
Fakte dhe të dhëna mbi ngjarjen rreth krijimit në mënyrë të paligjshme, në shpërdorim detyre dhe duke shpërdoruar interesin dhe pronën publike, me themelimin e shoqërisë aksionere “Eco Tirana”.
Vdekjet në Sharrë nuk janë njësoj...
Vdekja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës është prej ditësh në qendër të vëmendjes së mediave, por edhe politikës. Arditi 17 vjeçar vdiq aksidentalisht për të zbuluar me fatkeqësinë e tij një dukuri të errët ku përfshihet edhe Bashkia e Tiranës. Punën në të zezë me lejen e autoriteteve shtetërore, nën hundën e tyre për fitim dhe llogari të kompanive private. Natyrisht askush nuk e ka dashur vdekjen e Gjoklajt; ajo është nga ato që qeveritë shqiptare i klasifikojnë si “aksidente”, me prapashtesa të tipit “teknologjike”.
Viktima tjetër në landfillin e Sharrës, një histori e mbajtur larg medias, muaj përpara vdekjes së Ardit Gjoklajt
"Myrvetja 40 vjeçare", kështu e quan Tema Tv, gruan që humbi jetën në Sharrë. Një intervistë me familjen e saj transmetohet nesër e që zbardh një ngjarje që vetëm këtë heshtje nuk meriton.
Inspektoriati i Punës: “3R”, kushte jo të mira pune në landfillin e Sharrës
Kushtet e punës në landfillin e Sharrës nuk janë të përshtatshme për punonjësit. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, pas kontrollit të ushtruar në kantierin e kompanisë “3R”, në Sharrë, menjeherë pas aksidentit. Ky inspektoriat nuk ka mundër të gjejë dokumentacion që vërteton punësimin e të riut në këtë kantier. "TemaTv"