Kërkohet anullimi i çdo projekti që cënon pronat në bregdet
Partia Republikne u është bashkuar zërave që i kërkon qeverisë të regjistrojë pronat e banorëve të Himarës dhe të mos avancojë në projekte që cënojnë pronat e bamorëve. Në një deklaratë për shtyp, kryetari Fatmir Mediu tha se dënon cdo forme te dhunes qeveritare mbi banoret e Himares dhe gjithe bregdetit.
"Partia Republikane kerkon kthimin e pronave ne bregdet dhe mbare Shqiperine, si nje e drejte ligjitime e banoreve te ketyre zonave qe I kane ndertuar dhe trasheguar keto prona nder shekuj Partia Republikane kerkon te regjistrohen te gjitha pronat e pronareve te ligjshem shtepi apo prona te tjera ne Himare, e gjithe bregdetin, te hipotekohen dhe paisen me certifikatat e pronesise. Eshte e turpshme kur nga njera ane qeveria legalizon paligjshemrine dhe atyre familjeve qe e kane prone prej shekujsh nuk ja njeh". Mediu kërkoi të ndalet cdo projekt që cenon pronen legjitime dhe I sherben vetem interesave korruptive te pushtetit. "As Kryeministri dhe askush tjeter nuk ka te drejte te sillet si pronar me pronat e bregdetasve"- shtoi Mediu.
Add new comment