Stephen Hawking: E ardhmja e qënies njerëzore në rrezik nga mania për para dhe pasuri
Stephen Hawking, teoricieni dhe filozofi i njohur shkruan për gazetën "Guardian" se njerëzimi duhet të rivlerësojë qëndrimin obsesiv ndaj parasë dhe pasurisë. Ai thotë se rezultati i referendumit në Britani u ndikua nga mënyra sesi njerëzit kategorizojnë të mirat materiale. Hawking parashikon se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian do të ketë pasoja negative për kërkimin shkencor dhe në veçanti në programet për nxënësit me probleme të invaliditetit.
"Kam folur edhe në të shkuarën për shqetësimin se shkurtimi i shpenzimeve shtetërore në Britaninë e Madhe do të reduktojë programet për nxënësit me probleme të aftësisë së lëvizjes. Paratë jo vetëm që më ndihmuan, por mbajtën gjallë ambicjem time"-shkruan Hawking. Sipas tij, nëse ndjenja për të krijuar pasuri personale në para kesh dhe dështimi për të ndarë në mënyrë më të drejtë pasurinë do të forcohen, atëherë mbi të ardhmen e species njerëzore ngrihen pikëpyetje të mëdha.
Comments
kevinjon@Hotmail. de
Njerëzimi ka një histori mijëra vjeçare dhe ka qenë gjithnjë në rrezik shfarosje apo kolapsi. Edhe ka ndodhur kjo po të marrësh për bazë pikërisht te thënat e sojit Shkencëtar sikur ju intereson nderuar gjysmak! Mjafton të analizosh Tokën, Ajrin apo edhe tërësinë hapësinore me gjithë kërcënimet kozmike dhe mjafton për të rënë e ulët gdhirë me frikë! E pra shumë interes nderuar Britanik, që ti kthehemi thelbit të prononcimit tënd, Njerëzimi dhe sidomos Britania unë ka udhëhequr gjithnjë nga përfitimi e babëzia pasurore që jemi sot në këto kushte sociale e intelektuale qe te ben të mundur të rrefehesh nga karroca e invalidit. Një teoricien tjeter do të të përgjigjeshe me një pyetje shumë të thjeshtë, a nuk është pikërisht fuqia natyrore e biologjike e njeriut për të ëndërruar dhe pasuruar pikërisht arsyeja e qenies sonë dhe baza e çdo zhvillimi individual e shoqeror që na mban gjallë e na mundëson pjellorine mbi këtë tokë. ..që mban këdo?
kevinjon@Hotmail. de
Komenti ka gabime drejtshkrimore për shkak të sys. celular që tjetërson/zëvendëson padashje me anë të algoritmi të fjalëve të gatshmë. Ndjesë
Ne Shkoder i thone prite zot
Ne Shkoder i thone prite zot rrezikun.
Add new comment