Rama: Heqja e tollonit të benzinës, revolucion për Policinë e Shtetit

Postuar në 27 Korrik, 2016 18:19

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në inagurimin e një sistemi të ri të furnizimit me karburant për makinat e policisë.  Një projekt-test me 150 automjete rezultoi i suksesshëm, çka nënkupton që furnizimi nuk do të bëhet më me tollona, por do të kontrollohet on line përmes kartave elektronike. “Falë lidershipit të ministrit dhe një skuadre njerëzish të prirur për të bashkuar teknologjinë me njeriun në Policinë e Shtetit, është një sektor lider në këtë revolucion teknologjik.  Garantimi i furnizimit të rregullt, 24 orë në 24, për 365 ditë të vitit, pa lënë më shteg për abuzime mbi abuzime dhe për kërkesa shtesë për para, se medemek u harxhuan paratë e karburantit, përbëjnë një revolucion të vërtetë. Çdo furnizim që bën një mjet shtetëror do të regjistrohet në kohë reale, duke përcaktuar saktësisht edhe vendin e furnizimit, edhe detajet e furnizimit dhe të litrave të mbetura në dispozicion. Vetëm me një kartë teknologjike shmanget vazhdimi i një epoke të turpshme abuzimi, grabitjeje me damkën e shtetit. Është i njëjti sistem që përdoret për furnizimin me karburant në policinë amerikane dhe në një pjesë të konsiderueshme të vendeve të Bashkimit Europian, jo në të gjitha-theksoi Rama, duke shtuar se “Ne jemi shumë krenarë që tani, edhe Policia jonë e Shtetit, por edhe institucionet tona do të përfshihen në këtë sistem”.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.