Dashuria mbaroi, lypet qetësi!
Tensioni që u vu re paraditen e sotme në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mes kryetarit të kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa konfirmoi çarjen e madhe të koalicionit qeverisës. Kryeministri është përpjekur të përcjellë idenë se koalicioni është i unifikuar, por reagimet dhe qëndrimet e palëve kanë dëshmuar të kundërtën. E majta është në krizën e radhës dhe pikëpyetja është nëse, qeveria formalisht do qëndrojë në këmbë me ose pa Ilir Metën.
Meta: “Xhafaj të vijë këtu. Boll janë dëmtuar procedurat parlamentare për ndryshimet kushtetuese. I kam kërkuar Xhafës të bëjë mbledhjen e Komisionit për të reflektuar propozimet e fundit por nuk ka ndodhur. Kjo është habi. Xhafa ka bërë dhe disa insinuata. Xhafaj të vijë këtu dhe të gjithë ekspertët që nuk patën kurajo të flasin publikisht sepse historia e telefonit të prishur ka mbaruar. Kam kërkuar transparencë dhe standarde. Jemi në një seancë ku në vend që të ishte seancë solemne duke evituar debatet idiote që kanë shoqëruar këtë reformë. Debatet janë bërë në mënyrë populiste dhe konfliktuale”
Meta: Xhafa kam një pyetje të lutem, pse nuk e ke mbledhur komisionin e Reformës në drejtësi dje, siç të kam thënë për të rakorduar çdo gjë për seancën e sotme?
Xhafaj: E para njëherë ule zërin
Meta: Jo nuk e ul zërin, sepse nuk dua të toleroj situata të tilla
Xhafaj:Kam 3 vjet që dëgjoj një parrullë tënden “Me qetësi dhe me dashuri”. Këtu të paktën dashuria ka ikur, por të paktën të rrijë qetësia. E para unë nuk marr urdhra, qe keni thene te mbledh komisionin, por degjoj me respekt kedo qe rri ne karrigen e kryetarit te Kuvendit.
Add new comment