dashuria

Një nga dashuritë më emblematike dhe më të stuhishme në historinë e kinemasë

Postuar në 20 Shkurt, 2023 16:04

 

Për dashurinë dhe drogëra të tjera

Postuar në 17 Janar, 2022 08:00

Nuk është e madhe distance mes kohës kur njerëzit mësuan të shkruajnë me kohën kur nisën të shkruajnë për dashurinë. Poezia më e vjetër e dashurisë i takon shekullit XXI para Krishtit. Që atëherë, ata që kanë marrë përsipër të shkruajnë për dashurinë, e kanë përshkruar pothuajse njësoj: të bukur, por njëkohësisht të dhimbshme dhe të vështirë për t’u shkëputur prej saj.

Por a mund ta krahasojmë dashurinë me një lloj droge?

Çifti i ardhshëm presidencial i Francës, “dashuria” që tejkaloi pritshmëritë

Postuar në 27 Prill, 2017 17:51

Dashuria e Emanuel Macron me mësuesen 24 vjet më të madhe në moshë  ishte bërë «thashethemi i ditës» në qytetin francez të Amiens, kur ish-ministri 39-vjeçar i financave ishte 15 vjeç. Edhe pse sondazhet tregojnë se Emmanuel Macron do fitojë lehtësisht rivalen e ekstremit të djathtë Marin Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe së bashku me partneren e tij Brigitte Tronie së shpejti do të instalohen në Pallatin Elysee, diferenca e madhe e moshës mes çiftit është ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e  më shtypit ndërkombëtar.

Dashuria mbaroi, lypet qetësi!

Postuar në 21 Korrik, 2016 10:28

Tensioni që u vu re paraditen e sotme në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mes kryetarit të kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa konfirmoi çarjen e madhe të koalicionit qeverisës. Kryeministri është përpjekur të përcjellë idenë se koalicioni është i unifikuar, por reagimet dhe qëndrimet e palëve kanë dëshmuar të kundërtën. E majta është në krizën e radhës dhe pikëpyetja është nëse, qeveria formalisht do qëndrojë në këmbë me ose pa Ilir Metën.

Dashuri në Kohërat e Zikës

Postuar në 11 Shkurt, 2016 23:13

Dashuria është fluide, nuk mund të lahesh dy herë në të njëjtën rrjedhë ndjesie, sepse stacionimi i saj merr tatëpjetën drejt universit, bëhet universale… Zgjimi në mëngjes na tregon se sa afër dhe larg këtij koncepti jemi. A është e prekshme dashuria? Erërat e cilës kohë fryjnë në drejtim të dashurisë? Shkurti është muaji i vitit ku manifestimi i dashurisë merr trajtën e njeriut me këmbë dhe duar, ku dashuria prek buzë dhe bëhet njësh me libidon njerëzore, dashuria bëhet syvëzhgues, mendjekritike, dorëledhatimi dhe krahëmbështetje.

Subscribe to RSS - dashuria