Përpjekje për reformë kur mungojnë 71 vota për qeverinë!!! Fleckenstein flet për “negociata mbi propozimin hibrid, sipas rekomandimeve të Venecias”

Postuar në 18 Korrik, 2016 14:40

Ambasadorët e angazhuar me reformën në drejtësi, Donadl Lu, i SHBA-së dhe Romana Vlahutin e BE-së, kanë refuzuar pjesëmarrjen në takimin e propozuar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i parashikuar të zhvillohet sot pasdite. Shkak për këtë është bërë deklarimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që ka folur për qeverinë teknike.

Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë.

Ambasadorët duket se nuk kanë dëshirë të bëhen dekor i një axhende politike që tejkalon reformën në drejtësi, për të cilën duhet thënë se po japin mbështetje pa rezerva vetëm për njërën palë. Ku qëndron atëherë ideja e negociatave? Një pyetje se cilës është përpjekur t’i japë një përgjigje eurodeputeti Knut Fleckenstein, edhe ai i angazhuar sot në disa takime. Fleckenstein ka folur për negociata të minutës së fundit, mbi propozimin hibrid të Victoria Nulan, konform Venecias. Ja një formulë që mund të pajtojë palët, vetëm se për të pajtuar vettingun si vendimmarrje të të huajve me rekomandimin e Venecias, duhet gjetur një tekst i përshtatshëm. A do të arrihet një gjë e tillë? Duhet që dikush ta propozojë dhe këtu ndoshta kryeministri mund të shërbente me një iniciativë të vetën. Do të ishte përpjekja e fundit reale që edhe do të përmbushte një rol që ia cakton detyra, por edhe do të respektonte angazhimin e tij për besnikëri ndaj amerikanëve. Mbetet për t’u parë. 

Comments

Submitted by drejtesi (not verified) on

Ju si media beni mire qe jeni perhere kritik ndaj qeverise, ashtu sic edhe une mendoj qe qeveria eshte e dobet ne shume aspekte. Por nese ka nje pike per te cilen mbeshtes kallamin Rama eshte mbeshtetja qe po i jep variantit te propozuar te USA. Sado analiza te beni juve si gazetare apo analiste partish qe mbaheni, edhe nje dilentant e sheh mire qe cullaku Basha eshte thjesht nje zedhenesi i plakut qe po mban peng per 25 vjet kete vend. Dhe ai qe e mbeshtet plakun e forte eshte dhe mister 7% i cili dje permendte sikur nuk kishte frike nga burgu. Me thoni ju o shok gazetare, cfare gabimi po ben KM-ja jone ketu !!! Gabimin qe po mbeshtet variantin e USA i cili eshte varianti me i mire i sistemit te drejtesise !!!! Aspak.

Submitted by pyetje (not verified) on

Kam nje pyetje per komentuesin e mesiperm. Ku e di ti se eshte "varianti me i mire" ? E ke lexuar ti draftine reformes ne kete variant ? Ku e ke gjetur ? Sa variante te tjera ke lexuar ti qe dole ne kete perfundim ?

Submitted by kafe e hidhur (not verified) on

dy variante kemi lexuar ato qe na ka propozuar media.origjinalet nuk i dim por dime dy qendrimet,njeri me nderkombetaret ne rolin e gjyqtarit ne vetting dhe tjetrin me pa ta po me keta pilitikanet tane.eksperianca e ketyre 25 vjeteve na ka treguar qe ketyre politikaneve nuk duhet zene bese.nuk kane rregulluar asgje dhe nuk jane burra shteti asnje.keta e kane krijuar kete drejtesi.normalisht kjo eksperience me con te pranoj variantin me nderkombetaret.ne kete vend nuk patriota.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.