Mitsotakis: Greqia duhet të çlirohet nga mbitaksimi dhe populizmi i Tsipras

Postuar në 18 Korrik, 2016 12:51

Lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis ka folur për seksionin on line të «Deutsche Welle» në gjuhën greke, ku deklaroi se Greqia e ka nevojë urgjente të çlirohet nga mbitaksimi dhe populizmi i Aleksis Tsipras. Për këtë tha kreu i opozitës greke, nevojitet një ndjenjë e lartë politike dhe jo retorikë populiste. “Populizmi nuk mund të luftohet me populizëm”-tha kreu i Demokracisë së Re, duke shtuar se  Greqia aktualisht ka nivelin më të lartë të taksave mes vendeve evropiane. “Ne nuk mund të presim të ardhura të mëdha nga taksat e vazhdueshme. Si rezultat i kësaj, investitorët e huaj po qëndrojnë larg, ekonomia informale po lulëzon dhe njerëzit nuk janë në gjendje të paguajnë taksat e tyre."-shtoi Mitsotakis. Ai shpreh skepticizëm rreth objektivave të caktuara për programin grek të shpëtimit dhe në të njëjtën kohë pohon se kriza greke është shkaktuar nga vetë vendi.

http://www.ekirikas.com/%CE%BA%CF%85%CF%81%CE%B9%CE%AC%CE%BA%CE%BF%CF%82...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.