Lotët e Erdogan për mikun e vrarë në grushtin e shtetit! (foto, video)
Rexhep Tajip Erdogan nuk i mbajti lotët në funeralin e mikut të tij, Erol Ollçak, i cili u vra së bashku me djalin e tij gjatë tentativës për grusht shteti. Kreu i shtetit turk, i cili konsiderohet i përmbajtur në shfaqjet publike dhe nuk ka treguar se mund të humbasë kontrollin e ndjenjave të tij shpërtheu në lot, teksa mbajti fjalimin në një xhami në anën aziatike të Stambollit.
Ndërsa turma bërtiste: "Allahu Ekber" (Zoti është i Madh) presidenti turk u përgjigj: "Erol ishte një miku im i vjetër". Ndonëse në ceremoni mortore Erdogan nuk nguroi të akuzojë sërish Fetullah Gylenin si organizator të gryshtit të shtetit. Erol Ollçak, drejtor i fushatës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdogan u vra së bashku me djalin e tij duke protestuar kundër grushtit në urën e Bosforit në Stamboll.
Ollçak u takua me Rexhep Tajip Erdogan në vitin 1993 dhe qëndroi krah tij gjatë gjithë karrierës së tij politike. Ai ka qenë një nga bashkëpunëtorë të ngushtë të Erdogan dhe sipas mediave turke, ai frymëzoi emrin e partisë në pushtet.
Add new comment