Theresa May, pasuese e David Cameron
Theresa May do të jetë kryeministra e Britanisë së Madhe dhe do të drejtojë procesin e daljes së vendit nga Bashkimi Europian. May erdhi në qendër si kandidaturë pas tërheqjes së papritur të Andrea Leasdom që u kritikua pasi deklaroi se ishte më e kualifikuar për pozicionin e kryeministirt sepse kishte fëmijë. Leadsom mban pozicionin e ministres së Energjisë dhe u mendua të pasonte David Cameron që dorëhiqet të mërkurën.
May është ministre e Brendshme dhe do të jetë e dyta femër në historinë e Britanisë së Madhe, pas Margaret Thatcher që do të marrë drejtimin e ekzekutivit. May deklaron se ajo është personi i duhur që mund të unifikojë vendin pas kësja që po ndodh me Brexit.
Me ikjen e Leadsom, krahas Michael Gove, Boris Johnson dhe Nigel Farage plotësohet lista e atyre që bënë fushatë për daljen e Britanisë por që me të dalë vendimi referendumit u dorëhoqën.
http://www.aljazeera.com/news/2016/07/theresa-uk-prime-minister-wednedsa...
Add new comment