PD-ja zyrtarizon kërkesën për hetim parlamentar për pajisjen përgjuese(kërkesa)
Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për nisje të hetimit parlamentar për pajisjen e përgjimit. Lajmi është bërë publik nga deputeti Flamur Noka, që është edhe zv.kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë. “Partia Demokratike dorëzon sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm. Është provuar dhe vërtetuar botërisht se në mes të muajit mars, në Shqipëri hyri pa u deklaruar dhe regjistruar në doganë një paisje përgjuese IMSI-Catcher, dhe u përdor më tej kjo paisje për interesat e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, pa pasur autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta. Ishte pikërisht shantazhi mafioz i Edi Ramës ndaj gjykatave që solli rikthimin në detyrë të drejtorit të Policisë Çako, dhe dy vartësve të tij, që janë njëri prej segmenteve që kanë përgjegjësi direkte për këtë krim shtetëror. Qëllimi i Komisionit Hetimor është shqyrtimi i fakteve, provave dhe rrethanave, që dëshmojnë mënyrën e administrimit dhe përdorimit të pajisjes “IMSI Catcher” nga Policia e Shtetit”, tha Noka.
Ndërkohë një hetim për këtë çështje po zhvillon edhe Prokuroria dhe nuk është ende e lexueshme mirë nëse kjo nismë e PD-së ka synime mirëfilli politike, apo paralelizon hetimin penal. Fakt është se marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së nuk janë në ditët më të mira dhe ministri i Brendshëm është një nga pikat e krizës së deritanishme mes të dyja partive.
Comments
Hajde DRU ME PRE, keshtu do
Hajde DRU ME PRE, keshtu do te ishte perkufizimi i sakte per SHKOPIN noka.
Add new comment