Entuziast që Rama nuk pranoi propozimin e PD për reformën, por nuk do as zgjedhje te parakohshme

Postuar në 06 Korrik, 2016 14:22

Shumë entuziast për injorimin që mazhoranca i bëri propozimit të Partisë Demokratike për nenin 88 të Venecias, kryetari i opozitës u shfaq para mediave për t’i komunikuar publikut se Edi Rama nuk e pranoi ofertën e opozitës  për formulën e zgjedhjes së anëtarëve për organet e reja të drejtësisë. Ai tha se ky propozim i është bërë mazhorancës që në 24 Qershor, por ende opozita nuk ka marrë asnjë përgjigje. PD propozon komision Ad Hock  me 12 anëtarë, 6 të opozitës dhe  6 të mazhorancës, secili deputet.

Këta të fundit zgjedhin mënyrë elektronike nga 1 gjyqtar të  perzgjedhur më parë nga komisionet përkatëse. Dhe lista me 12 anëtarë  hidhet si listë e tërë në parlament për votim. Kandidatët kalojnë në parlament me 2/3. Pasi u takua me aleatët dhe mblodhi grupin parlamentar Basha tha se PD nuk e ka konsultuar me ndërkombëtarët këtë propozim, por është bazuar në opinionin e Venecias. 

Më tej Basha foli edhe për mundësinë e zgjedhjeve  të parakohshme, për të cilat tha se opozita nuk ka pse të ndëshkohet për qëndrimin që ka mbajtur për reformën në drejtësi. “Nëse Rama ka bërë plan të shkojë në zgjedhje të parakohshme me këtë kalë beteje, i them që e ka gomar të ngordhur se nuk ka shqiptar të besojë se Rama nuk ka frikë nga gjyqtarët e pavarur që do marrin një ditë të gjithë dosjet që nga CEZ, te koncesionet e Beqjas, te grabitjet e bandës së kriminelëve të lidhur me Tahirin, përgjimet, apo 80 mijë dollarë financim i paligjshëm vepër penale në SHBA, nesër me kryeministin të marrë të pandehur si porositës”- tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.