Shqiptarët dhe grekët kanë tejkaluar kryeministrat. Cipras e Rama të paaftë të menaxhojnë dinamikën mes dy vendeve
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule komentoi sot deklaratat e ministrisë së Jashtme shqiptare, lidhur me qëndrimin që mbajti qeveria greke në konfliktin e Këshillit Bashkiak të Himarës, ku para pak ditësh u shënuan incidente gjatë një diskutimi për çështje të pronësisë. Dule lëshoi kritika për dy qeveritë në prani edhe të përfaqësuesit të qeverisë greke, i cili kërkoi që minoriteti të bashkohet.“Është e natyrshme që Greqia të interesohet për fatin e bashkëkombësve të vet, ashtu si Shqipëria duhet të interesohet për bashkëkombësit e saj. Minoriteti grek është i pakënaqur dhe e shpreh me nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve, qeveritë mund të jenë të kënaqura, por pjesëtarët e minoritetit janë të pakënaqur që artificialisht mbahen në nivele të kontrolluara, duke i privuar nga dinamizmi popujt. Shoqëria ka kapërcyer qeverinë Rama dhe Cipras që po tregohen të paafta për të administruar optimalisht dinamikën që ekziston mes dy vendeve në favor të tyre, qytetarëve dhe shoqërisë. Shpresojmë që kursi i saj të jetë me ndryshim për të arritur shmangien e konfliktit që ekziston mes politikës zyrtare dhe opinionit publik”- tha Dule
Add new comment