Debati në PE për daljen e Britanisë, Nigel Farage shënjestrohet si gënjeshtar
Për Parlamentin Europian, duke parë sfidat e shumta me të cilat duhet të përballet Bashkimi Europian në këtë shekkul, kjo organizatë nuk mund t’i lejojë vetes të futet në një periudhë pasigurie me daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga familja europiane, Ndaj Parlamenti Europian, përmes një rezolute të aprovuar nga 395 deputetë pro, 200 kundër dhe 71 abstenime i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të aktivizojë sa më shpejt nenin 50 të Traktatit të Lisbonës për daljen e vendit nga Bashkimi Europian Debati që ka paraprirë këtë rezolutë ka qenë shumë i ashpër, ku protagonisti kryesor i fushatës për daljen e Mbretërisë së Bashkuar, Nigel Farage është shënjesturar si gënjeshtar.
Jean-Claude Juncker, presidenti i KE-së:
« Keni thënë para ca ditësh që jeni gabuar mbi pasojat buxhetore të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Nëse do ta kishit thënë këtë para votimit në referendum, do ju kisha përgëzuar. Por ju keni gënjyer, nuk keni thënë të vërtetën.
Manfred Weber, eurodeputet (EPP)
"Një gjeneratë e re e tërë është tronditur. Më shumë se 73% e të rinjve britanikë donin të qëndronin në Bashkimin Europian. Shpresa e tyre është shkatërruar".
Guy Verhofstad, eurodeputet (ALDE)
"Kjo pasiguri e krijuar duhet të marrë fund menjëherë. Vetëm aktivizimi i nenit 50 siç është parashikuar në traktat mund t’i japë fund kësaj periudhe toksike që është krijuar që prej referendumit. Një periudhë toksike që është e keqe për biznesin, e keqe për investimet, e keqe për çdo qytetar të thjeshte të denjë, zoti Farage.
Philippe Lamberts, eurodeputet (Greens)
"Ju keni gënjyer, sepse nuk ka asnjë shtet anëtar që mund t’i bëjë ballë i vetëm fuqisë së multinacionaleve, ndryshimeve klimaterike, krizës ekonomike dhe financiare, evazionit fiskal, krimit të organizuar dhe terrorrizmit apo emigracionit. Asnjë mur qoftë ai më i larti dhe më i gjatë në Europë nuk do të mund t’a izolojë Europën nga sfidat e shekullit të 21".
Nigel Farage, eurodeputet ( UKIP)
"Përgjigjja e qytetarëve britanikë erdhi di pasojë e uljes së standarteve të tyre të jetesës. Ata i thanë jo multinacionaleve, bankave të rrezikshme, politikave të mëdha dhe u shprehën në favor të vendit të tye siç ishte më parë, me kufinjtë e veta, një vend i pavarur që vetëqeveriset si një vend normal".
Por ndërhyrja e eurodepuetit skocez ka ngritur gjithë sallën në këmbë.
Adam Smith, eurodeputet skocez
"Dua që vendi im të jetë ndërkombëtar, të bashkëpunojë, të jetë i drejtë dhe ekologjik. Qytetarët e Skocisë, Irlandës së Veriut, Londrës e shumë të tjerë votuan për të qëndruar në gjirin e familjes tonë të kombeve, Bashkimin Europian. Ka shumë gjëra që duhet të negociohen. Do të na duhet t’a bëjmë këtë me mendje të qeta dhe zemra të ngrohta. Por mos e harroni këtë. Skocia nuk ju braktisi. Pra, ju kërkoj që ju mos ta braktisni Skocinë".
Liderët europianë kanë marrë mesazhin, se që Bashkimi Europian të mbizotërojë, duhet ndërtuar një Europë më e mirë.
Jeanine Hennis-Plasschaert, presidenca hollandeze
"Tani çështja nuk është më pak ose më shumë Europë. është një Europë me e mirë, një Europë bindëse. Bashkimi Europian i 27 vendeve do të vazhdojë nëse Mbretëria e Bashkuar del nga ky bashkim, por është e qartë, që bashkimi ynë do të mund të ekzistojë vetëm nëse ai do të mbështetet nga mliliona qytetarë të cilëve ai duhet t’ju shërbejë dhe të mbrojë. Kjo mêbshtetje nuk është falas, ndaj ne duhet të punojmë ditë e natë që ta meritojmë.
Gianni Pitella, eurodeputet ( S&D)
"Ne propzojmë që për zgjedhjet e e ardhshme, presidenti i Komisionit Europian të zgjidhet nga qytetarët europianë. Presidenti i ekzekutivit të Bashkimit Europian, duhet të gjendet në të njëjtën listë zgjedhore të partisë politike në nivelin kombëtar me partinë politike në nivelin europian, kështu që qytetarët të mund të zgjedhin presidentin e Komisionit Europian. Kështu krijojmë një hapësirë demokratike.
27 liderët europianë do të diskutojë me kryeministrin britanik David Cameron gjatë këtyre dy ditëve daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian. Shumë prej tyre nuk fshehin zemëratën ndaj papërgjeshmërisë së Cameron për të zhvilluar referendumin mbi Brexit dhe nuk duan të krijohet asnjë lloj vakumi pasigurie, ndaj duan që negociatat për daljen e Mbretësisë së Bashkuar të fillojnë sa më shpejt.
Add new comment