Deklaratë e ambasadës amerikane, kërkon që drafti i reformës në drejtësi të shkojë për votim në parlament
Ambasada Amerikane ka dalë me një deklaratë gjatë orëve të pasdites lidhur me draftin e votuar në Komisionin e Posaçëm të reformës në drejtësi. Selia diplomatike e SHBA-së bën një tjetër lëvizje pa doreza, duke kërkuar që drafti të shkojë për votim në parlament, ndonëse ka nxitur palët të avancojnë dialogun për pikën ku nuk bien dakord.
Deklarata e plotë
Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin e projekt-amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi i Parlamentit të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë. Paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme. Një vote për këtë reformë është një vote në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike.
Add new comment