"Ëndrra marksiste", në Zvicër propozohet e ardhur mujore bazike për çdo njeri

Postuar në 05 Qershor, 2016 13:17

Në Zvicër pritet të votohet për atë që nga disa është quajtur “Ëndrra marksiste”. Një propozim, sipas të cilit çdo qytetari të Zvicrës, bashkë me të huajt që janë rezidentë në këtë vend prej të paktën pesë vitesh, duhet t’u jepet për çdo muaj një e ardhur minimale që konsiston në 2500 franga zvicerane. Propozuesit sugjerojnë që kjo e ardhur do të ndihmonte në luftën kundër varfërisë dhe pavarazisë në një botë ku punët e mira gjenden me vështirësi. Ideja është kundërshtuar nga qeveria dhe të gjitha partitë politike që kanë këshilluar votuesit që t’i thonë jo asaj dhe sipas sondazheve 71% janë kundër. “Nëse i paguan njerëzit për të bërë asgjë, edhe ata asgjë nuk do të bëjnë”, citon “The Guardian” profesorin e ekonomisë, Charles Wyplosz.

Propozuesit janë një grup joqeveritar, që mbrojnë idenë mbështetur në tezën se njerëzit në mënyrë natyrore dëshirojnë të jenë produktivë dhe se një e ardhur bazike do t’i ndihmonte ata zgjidhnin aktivitetin që e gjejnë më të dobishëm. 2500 franga për të rriturit dhe 625 franga për fëmijët, kjo konsiderohet e ardhur bazike. Nëse ideja merr votë mbështetëse, është përllogaritur se Zvicrës do t’i duhen 25 miliardë franga shtesë për çdo vit, për të mbuluar kostot, ndërkohë që propozuesit thonë se kjo e ardhur do të eliminonte kostot aktuale të programeve të ndryshme sociale dhe se ajo mund të financohet përmes rritjes së lehtë të taksës mbi të ardhurat, ose një komisioni të vogël mbi transaksionet elektronike.

http://www.theguardian.com/world/2016/jun/05/swiss-vote-give-basic-incom...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edhe ne Zvicer, nëna e imbecileve eshte gjithmone me barrë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.