“Miku Aleksandër” ndihmon sërish: E shpall Edi Ramën kryenacionalist të Ballkanit pas mbledhjes në Prishtinë
Qeveria serbe i është kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar Edi Rama me një nga nga ministrat e vet, atë për Kosovën, Marko Djuriç. Përmes një deklarate ky i fundit i ka cilësuar si provokuese deklarimet e Ramës në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, duke vlerësuar se “kryeministri shqiptar duhet të lexojë ndonjë libër që të kuptojë se Kosova nuk do të jetë kurrë Shqipëri”. “Duke përsëritur pretendimet e veta për Shqipërinë e Madhe, në kryeqytetin e provinës sonë jugore, Rama ofendoi rëndë popullin serb. Ai ka provokuar rritje të tensioneve në rajon, në vend të uljes së tyre...Ka me qindra mijëra libra në serbisht në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Do të ishte mirë që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, në vend të fjalimeve, të merrnin një libër për të mësuar se Kosova dhe Metohia nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë pjesë e Shqipërisë dhe se kjo ëndërr e tyre për një shtet, një popull, do të mbetet thjesht një ëndërr, sot dhe për brezat e ardhshëm”, tha Djuriç(http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=06&dd=03&nav_id=98219). Një deklaratë shumë serioze edhe për standardet serbe. Ndoshta “miku Aleksandër” që drejton sot në Beograd, ia ka bërë nderin edhe kësaj radhe homologut të tij në Tiranë, duke e shpallur kryenacionalist në Ballkan. Me siguri që kjo shërben edhe për ca kohë për vota dhe imazh.
Add new comment