Kapet me 100 kg eksploziv, granata-hedhës dhe kallashnikovë shtetasi francez
Një shtetas francez mbahet i ndaluar në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, pai u kap me një sasi të madhe të lëndëve plasëse, granatë-hedhësve dhe kallashnikovëve. Sipas informacioneve të transmetuara paraprakisht nga kanali televiziv M6, ai kishte në posedim të paktën 100 kilogramë eksploziv. Lajmi konfirmohet nga RIA Novosti nëpërmjet shërbimit kufitar të Ukrainës.
"Po, ne mund të konfirmojmë se çfarë ka ndodhur, por është SBU (Ukrainian Shërbimi i Sigurimit), përgjegjës për hetimet,"-thanë drejtues të Televizionit M6. SBU, Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës nuk ka pranuar të komentojë çështjen në të cilën sipas tyre është përfshirë një shtetas i huaj.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve, personi në fjalë u arrestua më 21 maj dhe është ende duke u mbajtur nga autoritetet ukrainase. Kohët e fundit autoritetet e sigurisë kanë qenë në gatishmëri maksimale në funksion të garantimit të sigurisë për Kampionatin Europian që do të mbahet në Francë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar këshilla për qytetarët e saj që do të udhëtojnë në Europë nga frika e sulmeve terroriste.
Add new comment