kampionati Europian

Italia fiton Kampionatin Europian

Postuar në 12 Korrik, 2021 00:17

Italia është shpallur kampione e Europës pasi mundi Anglinë 4-3. Të kaltrit e Roberto Mancinit triumfuan në finale duke rrëmbyer kupën e EURO 2020.

Fitorja për italianët erdhi pas gjuajtjes së penalltive Anglinë. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, falë golave të Luke Shaë në minutën e 2-të për anglezët dhe golit të Leonardo Bonuçit në minutën e 67-të për Italinë. Pas këtyre dy golave, rezultati nuk ndryshoi më, ndonëse italianët iu afruan përmbysjes së tij në disa raste.

Kampionët e rinj të Europës

Postuar në 10 Korrik, 2016 23:42

Portugalia është fituese e kampionatit europian të futbollit që është zhvilluar në Francë, për herë të parë në historinë e saj. Në finalen përballë Francës organizatore, ekipi portugez ka triumfuar me rezultatin 1:0 me një gol të Eder në minutën ‘109. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, me disa raste më shumë nga farnbcezët në pjesën e dytë të kohës së rregullt. Lojtari kryesor i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, ka dalë i dëmtuar nga fusha duke e ekspozuar ekipin e vet ndaj një presioni psikologjik. Gjithsesi, në shtesë goli i Eder ka zgjidhur gjithçka.

Vives les Outsiders!

Postuar në 16 Qershor, 2016 14:54

Me dhënien e sinjalit të mbylljes së ndeshjes lojtarët me unofrmë të bardhë u shtrinë në fushë, të prekur prej zhgënjimit dhe raskapitjes. Ata dhanë gjithçka, vrapuan, mbrojtën çdo skaj në fushë e u mbrojtën prej të gjithëve, por megjithatë e vazhduan luftën për të prekur portën e kundërshtarit duke e sfiduar me krenari Francën si vend organizator. E më pas me dy gola në minutat e fundit humbën ndeshjen. Shqiptarët qendronin të ulur apo të shtrirë në fushë të mundur. Ndërkohë që ata mund të ishin larguar me kokën lart prej Stade Vélodrome të Marsejës.

Ndeshja e parë jona në Europian. Humbasim 0:1 me Zvicrën(video momentet kryesore)

Postuar në 11 Qershor, 2016 17:15

Shqipëria shkeli sot për herë të parë tapetin e gjelbër të kampionatit europian të futbollit që zhvillohet në Francë. Ajo është vendosur në fushë përballë përfaqësueses zvicerane në stadiumin e Lens “Stade Bollaert – Delelis”. Tifozët e Shqipërisë kanë mbushur shkallët e stadiumit për të dëgjuar për herë të parë himnin e tyre të kënduar në një ngjarje kaq të rëndësishme.

Kapet me 100 kg eksploziv, granata-hedhës dhe kallashnikovë shtetasi francez

Postuar në 04 Qershor, 2016 18:18

Një shtetas francez mbahet i ndaluar në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, pai u  kap me një sasi të madhe të lëndëve plasëse, granatë-hedhësve dhe kallashnikovëve. Sipas informacioneve të transmetuara paraprakisht nga kanali televiziv M6, ai kishte në posedim të paktën 100 kilogramë eksploziv. Lajmi konfirmohet nga RIA Novosti nëpërmjet shërbimit kufitar të Ukrainës.

Subscribe to RSS - kampionati Europian