““Miqtë” dhe diplomatët po bëjnë presion për sanksionimin e martesave gej në kuadër të ndryshimeve kushtetuese”
Ish-ministri i qeverisë së PD-së, Genc Ruli, thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” se me reformën në drejtësi, ekspertët e huaj, po përpiqen që t’i ngecin Shqipërisë edhe një sanksionim kushtetues për orientimin seksual. Sipas Rulit, Shqipëria ka një legjislacion liberal në këtë drejtim, ndaj ngjan disi e pajustifikuar kjo përpjekje e “miqve” ndërkombëtarë që të bëjnë këtë ndërhyrje. “Atëherë përse duhej marrë mundimi të bënim këtë shtesë të panevojshme në Kushtetutën tonë? Tingëllon përsëri absurde, njëlloj si dhe dy shtesat e mëparshme, por me sa duket, edhe shtesat e mëparshme janë bërë për të mbuluar ndërhyrjen në Pjesën e Parë të Kushtetutës, pikërisht për të futur këtë frazë mbi orientimin seksual. Nuk besoj se i largohem shumë të vërtetës, por nga zyrtarë e diplomatë të huaj, Shqipëria ka një presion të vazhdueshëm për njohje ligjore të martesave gej”, thotë deputeti i PD.
Nuk përjashtohet qe kjo të jetë një vjegë për të kundërshtuar më tej reformën në drejtësi, por ky argument i Rulit është i vërtetë dhe është ngritur herë pas here në media. “Komisioni i posaçëm i ekspertëve për Reformën në Drejtësi shkel rëndë mbi mandatin e Kuvendit, por edhe mbi dinjitetin e shqiptarëve kur, me një lloj “hileje”, fut këtë shtesë në Kushtetutë. Sot janë ende pak vendet europiane e perëndimore që i njohin ligjërisht martesat gej. Shqiptarët do të kenë kohën e të drejtën e tyre të vendosin vetë për një çështje të tillë, pa u sforcuar të shtiren më liberalë sesa janë sot”, thotë Ruli.
Add new comment