Siguria ushqimore/Bllokohen 3 tonë produkte mishi, sallam “Wudy”

Postuar në 23 Maj, 2016 20:30

Mbi tre tonë sallam “Wudy AIA” është bllokuar nga drejtoria rajonale Tiranë, e Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë. “Inspektorët e DRAKU Tiranë, kanë bllokuar gjatë një inspektimi më datë 17.05.2016, sasinë prej 3044 kilogram sallam “Wudy AIA” për mungesë gjurmueshmërie edhe dokumentacioni, në subjektin e magazinës frigoriferike “Ismet Darsi” në rrugën Butrinti, në Laknas të Tiranës. Nga inspektimi rezultoi se në këtë subjekt nuk kishte kushte të ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve ushqimore, mungesë dokumentacioni të gjurmueshmërisë për produktin sallam “Wudy AIA” dhe dokumentacione gjurmueshmërie për produkte të tjera ushqimore. Si pasojë, u mor masa e bllokimit të sasisë 3.044 kg sallam të llojit “Wudy AIA” dhe gjobë administrative me vlerën e 100.000 lekëve të reja”, njofton AKU.

Së fundmi, kontrollet mbi cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve kanë konstatuar jo pak probleme. Sugjerohet që konsumatorët të lexojnë etiketat ku pasqyrohen të dhënat dhe tregëtuesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.