sallami

Siguria ushqimore/Bllokohen 3 tonë produkte mishi, sallam “Wudy”

Postuar në 23 Maj, 2016 20:30

Mbi tre tonë sallam “Wudy AIA” është bllokuar nga drejtoria rajonale Tiranë, e Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë. “Inspektorët e DRAKU Tiranë, kanë bllokuar gjatë një inspektimi më datë 17.05.2016, sasinë prej 3044 kilogram sallam “Wudy AIA” për mungesë gjurmueshmërie edhe dokumentacioni, në subjektin e magazinës frigoriferike “Ismet Darsi” në rrugën Butrinti, në Laknas të Tiranës.

Studimi: Mishi i përpunuar dhe mishi i kuq, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri. Por jo të gjithë shkencëtarët bien dakord

Postuar në 26 Tetor, 2015 14:51

Mishi i përpunuar dhe me gjasë edhe mishi i kuq përbëjnë rrezik për t’u prekur nga kanceri. Pas gati 2 milionë vjetësh(koha e deritanishme për ekzistencën e njeriut) konsumi, kur jetëgjatësia është rritur më shumë se asnjëherë tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon zbulimin “shqetësues”. Bëhet fjalë jo vetëm për sallamrat, por edhe për mishin e kuq. Për mishin e përpunuar ekspozimi lidhet me elementët shtesë që hidhen, që janë gati 1000 e që dyshohet se kanë përmbajtje kancerogjene.

Subscribe to RSS - sallami