Skandali që zbulohet nga aksidenti i Kavajës: Pika e karburantit për të cilën ishin ndërprerë barrierat, në pronësi të shefit të kabinetit të Haxhinastos

Postuar në 10 Maj, 2016 16:12

Aksidenti tragjik i ndodhur disa ditë më parë në aksin Plepa-Kavajë, ku humbën jetën dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç, të cilë po udhëtonin bashkë me nënën e tyre për të takuar babain e mbajtur në paraburgim për një ndërtim pa leje, po zbulon një skandal të vërtetë, i cili duhet patjetër të marrë në përgjegjësi ministrin Edmond Haxhinasto. Sot Tv Klan raporton shkresën që Policia Rrugore i ka nisur Autoritetit Rrugor Shqiptar për të eliminuar ndërprerjet e barrierave në këtë aks rruge. “Rruga Golem- Kavajë – Rrogozhinë është e papërfunduar , Unaza në fshatin Gosë vazhdon të jetë problematike, ngushëtimi i korsive në drejtim të lëvizjes Kavajë- Rrogozhinë është i pashoqëruar me masat përkatëse, sinjalizime rrugore të pamjaftueshme, pa ndriçim, mban pjesërisht ujë mbi sipërfaqen e saj. Mungojnë plotësisht sinjalizimet rrugore horizontale, vertikale , tabelat treguese dhe tabelat “ STOP”, daljet në rrugë kryesore janë problematike dhe të pashoqëruara me korsi ngadalësimi”, raporton Tv Klan.

Ky lajm u bë i ditur edhe dje përmes një prononcimi të Drejtorit të Policisë Rrugore, Mithat Tola, që pohoi shkresën. Pra Ministria e Transporteve ka lejuar qëarkullimin në kushte sigurie jashtë çdo standardi. A do të hapë vallë Prokuroria hetime për këtë çështje? Mbetet për t’u parë. Por skandali bëhet edhe më i madh kur njoftohet se devijimi i kryer në vendin e aksidentit dhe ndërprerja e barrierës është bërë për të favorizuar nja pikë karburanti. E cila siç raporton sot i njëjti televizion është në pronësi të Shefit të Kabinetit të Ministrit të Transporteve. “Mbrojtëset anësore të autostradës Plepa – Golem, që u bënë shkak për vdekjen e dy fëmijëve në aksidentin e së shtunës, nuk janë vendosur për të favorizuar një karburant, i cili rezulton të jetë në pronësi të babait të një zyrtari të lartë në Ministrinë e Transporteve. Kjo pikë karburanti është e regjistruar në emrin e shoqërisë PIENVIS, me pronar Pilo Kërin, babain e Krislen Kërit, shefit aktuali të kabinetit të Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto. Në dokumentat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit thuhet se kjo shoqëria në pronësi të Pilo Kërit ushtron aktivitetin e tregtimit me pakicë të karburanteve, vajrave lubrifikantë e autogaz, 2.8 kilometër nga rrethrrotullimi i Malit të Robit. Këto të dhëna korrespondojnë pikërisht me vendin ku ka ndodhur aksidenti i së shtunës. Procedimi penal është regjistruar edhe për Autoritetin Rrugor Shqiptar, një institucion në vartësi direkte të Ministrisë së Transporteve, pasi dyshohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka marrë në dorëzim rrugën pa u plotësuar me elementët e domosdoshëm të sigurisë, siç e kërkon ligji”, informon Klan.

Ka pra një akt favorizimi që shkel ligjet, ka një vlerësim të Policisë Rrugore që konfirmon situatën e sigurisë si të papranueshme, ka pastaj edhe shef kabineti të një ministri, i cili nuk mund të vazhdojë t’ia hedhë duke u fshehur. Kanë humbur dy jetë njerëzish dhe një ekspertim për të gjykuar nëse aksidenti është pasojë e këtyre ndërhyrjeve është i domosdoshëm. Të kemi parasysh se viktima po shkonte në burg tek i shoqi, i ndaluar për ndërtime pa leje, nga një shtet që është Strukturë Informale në tërësi.

http://tvklan.al/web/skandal-mbrojteset-ne-autostrade-nuk-u-vune-se-karb...

Comments

Submitted by Swiss (not verified) on

E tmerrshme...e paimagjinueshme...Ky LSI Minister duhet cuar direkt ne burge nderkohe qe minimumi qe duhet te kishte bere ishte doreheqja. Dy engjej te vegjel humben jeten si rrjedhoje e perversitetit dhe arrogances te ketij shteti dhe i keryre palaçove qe ne kemi per politikane, pa dallim.

Submitted by Arber (not verified) on

Doreheqje!!! Cdo te thote doreheqje?? Kete fjale politikanet tane te te gjitha ngjyrave nuk e njohin.(me perjashtime aq te rralla sa nuk duhen konsideruar)

Submitted by Sqepuri (not verified) on

Per nje bythe cobani nga Sqepuri i ures vajgurore, si puna e Pilo Kerrit, te vene e te vdesin dy ferishte te njoma?
Ky eshte turp, eshte skandal.
Doreheqja e ministrit, me e pakta mase qe duhet te merret. Per te tjeret me poshte, kamxhiku duhet te kercase si ne harados, njehere e nje kohe.
Ku jane, OJF apo OJQ, ? - Qe nuk i kane lene vend vehtes per t'u respektuar, mbasi i kemi edhe keto mut organizatash, te majta edhe te djathta.
Gjithsesi, c'faredo te bejne ministrat e LSI, makari te dalin edhe pa breke ne mes te bulevardit, nuk i shkarkon njeri mbasi ka frike Edi Rama, se bashkohet Ilir Meta me Sali Berishen, si njeri pa karakter qe eshte.
Mjere ne ke kemi ne krye te vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.