mbrojteset
Skandali që zbulohet nga aksidenti i Kavajës: Pika e karburantit për të cilën ishin ndërprerë barrierat, në pronësi të shefit të kabinetit të Haxhinastos
Aksidenti tragjik i ndodhur disa ditë më parë në aksin Plepa-Kavajë, ku humbën jetën dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç, të cilë po udhëtonin bashkë me nënën e tyre për të takuar babain e mbajtur në paraburgim për një ndërtim pa leje, po zbulon një skandal të vërtetë, i cili duhet patjetër të marrë në përgjegjësi ministrin Edmond Haxhinasto. Sot Tv Klan raporton shkresën që Policia Rrugore i ka nisur Autoritetit Rrugor Shqiptar për të eliminuar ndërprerjet e barrierave në këtë aks rruge.