Shqipëria nuk ka profesionistë, por liderët nuk mungojnë. Ca i shpall BBC-ja, ca konkursi, por asnjëherë Vota

Postuar në 07 Maj, 2016 17:03

Shkruan kryeministri në Facebook: "Neser ne 11.30 nis nga Teatrit i Durresit gara kombetare per lideret e rinj ‪#‎FRESSHVOICE.‬ 190 konkurente perballe jurise ne nje gare unikale"(https://www.facebook.com/edirama.al/?fref=ts). 

Pas Fabrikës së Ideve nga kohërat e opozitës, tek projekti "Unë kam një ëndërrr", më tej tek teserizimi i studentëve të "ekselencës", vijmë te konkursi unik për liderë. Me sa duket kryeministri i besoka ato që thotë duke dëshmuar së është gjeneratori i malit të budallallëqeve që po kthehen në sufiçit problemesh në këtë vend. Një garë për liderë nga një parti që ka asgjësuar votën dhe që refuzon mendimin alternativ. Më poshtë se kaq dhe më larg realitetit, nuk shkoi as BBC-ja me reportazhin e saj kur shpallte se "shqiptarët shohin Erjon Veliajn si kryeministër pas Edi Ramës". 

Comments

Submitted by Frok si fresh (not verified) on

Po na kethehen keta FRESH- istat e PS se Edi Rames, si dikur KOP- istat e PD se Sali Berishes.
Sikur po u ravijezohen pikat e takimit, ne ide, mendime, shprehje, zakone, pordhe dhe pordhe dhume.
T'i kemi me jete, se po na e ndrisin.

Submitted by Filip Scutari (not verified) on

Edhe reformen ne drejtesi,qe kishim shume shpresa, me sa po kuptojme e nuhasim, eshte drejte degradimit dhe degjenerimit mbasiika humbur serioziteti dhe profesionalizmi.
Derisa po shpetojne MINISTRAT, Ruli, Imami, Bode, Lul Basha, etj, etj, etj, etj te qeverive te mepareshme, nga te dy krahet, kesaje reforme eshte per ti bere M . . TIN.
Pirdhuni me gjithe reforme.
Mire ishim edhe pa ate.
Jemi te zhgenjyer nga ambasadoret Donald LU dhe Romana Vllahutin.
Per sebep te arritjes se konsensusit, ju zoterinj AMBASADORE, keni zbutur dhe keni rene ne kompromis, me PD, dhe jeni dakordesuar me vjedhjen e miliarda eurove nga kurrizi i ketije populli te drobitur e te rraskapitur.
Jam i dezilizionuar nga ju zoterinj ambasadore, LU e VLLAHUTIN.
Nuk e mendoja kurre qe ju, medemek mbrojtes te parimeve te ndershmerise e korrekteses, keni rene dhe jeni bere ortake me hajdudet, kriminelet dhe me njerezit me te korruptuar dhe te urtyer te ketije populli.
Me mire mos dilni me ne TV, se jeni hipokrite e te pafytyre.
Pershendetje.

Submitted by DLuRomVllah (not verified) on

E kuptojme drejt shqetsimin tuaj Zoti Filip. Te japim fjalen qe sapo te largohemi nga kjo qoshe e Ballkanit, ku vec dreqi e di perse erdhem, nuk ke per te na pare me ne televizor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.