Kinezët ofrojnë 90 milionë dollarë për aeroportin e Rinasit
Burime jozyrtare konfirmuan për Top Channel se është firmosur shitja e aeroportit të Rinasit mes kompanisë kineze dhe konçensionarit gjerman TIA. “Everbright Global Airport and Investment Fund” konsiderohet se e ka blerë konçesionin për 90 mln dollarë. Everbright Global Airport është pjesë e kompanisë “China Everbright”, e mbështetur nga shteti kinez dhe e specializuar në menaxhim asetesh me një portofol të gjerë investimesh. Kompania ka ngritur një fond të fokusuar në investime në sektorin e aviacionit, porte dhe infrastrukturë europiane.
Zyrtarisht TIA thotë se negociatat vazhdojnë. Në rast se përmbyllen me sukses të gjitha këto faza, lajmi do të bëhet i ditur publikisht pas këtij momenti. “Detaje të mëtejshme preferojmë që të mos jepen, në respekt të këtyre negociatave dhe sidomos informacionit të saktë që TIA çmon se opinioni publik duhet të ketë”, thotë e kontaktuar nga Top Channel, drejtorja e Komunikimit e aeroportit, Arlinda Çausholli.
Add new comment