Shenja jo të mira/Rregulla strikte për kreditimin e bizneseve të mëdha
Bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri paralajmërojnë standarde të reja, më shtrënguese për kreditimin e sipërmarrjeve të mëdha. Kështu raporton “Tv Klan” që shton se “kjo masë do të nisë të zbatohet që në tremujorin e dytë të këtij viti”. “Një ditë me parë eskpertë të Bankës së Shqipërisë thanë se përqendrimin më të madh kreditë me problem e ka në dy kompanitë në vend “ARMO” dhe “KURUM”. Qëndrimi strikt i bankave në dhënien e kredisë për bizneset e mëdha në të ardhmen, njoftohet në raportin e Bankës së Shqipërisë për Aktivitetin Kreditues, në tremujorin e parë të vitit. Në këtë periudhë bankat në përgjithesi kanë lehtësuar standartet e kreditimit si për individët ashtu edhe për bizneset. Por, këtyre lehtësirave i janë përgjigjur pozitivisht me rritje të kërkesës për kredi, vetëm bizneset e vogla dhe të mesme, ndërsa kërkesa e bizneseve të e mëdha dhe e individëve ka shënuar rënie. Faktor që ka ndikuar në rënien e kredisë konsumatore ka qenë edhe situata në tregun e pasurive të paluajtshme, pasi deri në fund të 2015 në bilancet e bankave numërohen afro 22 mld lekë prona të pashitura”, raporton “Tv Klan”.
Situata është paralajmëruar prej më shumë se një viti, por në ndryshim nga tani, shqetësimi ka qenë se bankat kanë operuar përherë me standarde të shtrënguara. Për të lehtësuar situatën dhe rritur besimin në treg, qeveria aktuale shleu borxhin ndaj biznesit, me shpresën se kjo do të rigjallëronte kreditimin dhe influksin e parave në ekonomi. Diçka që nuk ndodhi për shkak se rënia ekonomike, apo më saktë e mrëqenies është reale. Po kështu bankat kanë investuar në kompani që po rezutojnë histori dështimesh si “Armo” e “Kurum” që bartin me vete detyrime shumë të mëdha.
Add new comment