Ambasada e SHBA: Vendimi për xhihadistët mund të sjellë dhunë
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet që së shpejti të japë vendimin për “xhihadistët” e akuzuar për terrorizëm. Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se, pas vendimit për gjykimin e nëntë imamëve mund të ketë dhunë.
“Grupet ekstremiste kanë akuzuar për dhunë nëse nëntë imamët shpellën fajtorë”, thuhet në mesazhin e ambasadës për qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri apo që do të vizitojnë vendin tonë.
Më tej sqarohet se, ambasada nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim specifik ndaj qytetarëve apo interesave amerikane. "Por, pavarësisht kësaj ambasada u kërkon atyre që të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin qëndrimin pranë zonave afër Gjykatës së Krimeve të Rënda si dhe të evitojnë çdo demonstratë apo protestë pas vendimit
Add new comment