Kërkesë në PS: Hap Kutitë!
Procesi zgjedhor i zhvilluar së fundmi në Partinë Socialiste, ose i njohur si referendumi për mandatin e Edi Ramës në krye të saj, po vihet në pikëpyetje për mbarëvajtjen e tij. Sot raportohet për disa debate të zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të saj, mes deputetit Ben Blushi dhe kryetarit të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi. Gazeta “shqiptarja.com” shkruan se Blushi ka kërkuar dokumentacionin zgjedhor, çka sipas tij nuk ekziston i plotë. Por kjo kërkesë ka hapur të tjera diskutime, sa kohë që Ruçi ka adresuar deputetin në fjalë te Komisioni Zgjedhor i PS-së.
“Dua të më vihen në dispozicion materialet zgjedhore të referendumit. Jam i bindur që pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe rezultati nuk është ai”, ka deklaruar Blushi, por përgjigja e Ruçit ka qenë e shkurtër: “Nuk jemi ne përgjegjës për materialet zgjedhore. Bëji kërkesë komisionit zgjedhor të partisë për materialet. Është respektuar Kodi Zgjedhor i partisë. Kanë votuar vetëm anëtarët e regjistruar deri në 31 dhjetor 2015”(http://shqiptarja.com/home/1/debatet-blushi-dua-materialet--zgjedhore-ru...).
Në fakt kërkesa e deputetit socialist është po ajo që u përsërit si këngë e zgjatur në vitin 2009 kur PS-ja pretendonte si ishin vjedhur zgjedhjet: Hap Kutitë!
pszgjedhjetdebatetgrupi parlamentarblushiRuçi
Comments
Blushi kot qe flet, ka bo
Blushi kot qe flet, ka bo sondazhe Zalo ne parti dhe e ka gjetur qe ne fakt ka patur numerim ne gabim se ndaj Lartgjatesise se Tij nuk ka pasur as edhe nje vote kundra.
Add new comment