Propozimi i PD për subvencionimin e bujqësisë dhe fermerët

Postuar në 09 Prill, 2016 12:27

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha propozon ndryshim të skemës së subvencionimit të bujqësisë dhe rritje të financimit për këtë sektor. "Buxheti i financimit të bujqësisë do të jetë 150 milionë euro në vit. Hapi i parë do të jetë mbështetja direkte për bujqësinë, që është 50 përqind e popullsisë. Mbështetje drejtpërdrejtë për fermerët, për familjet e fermerëve me subvencionim të drejtpërdrejtë nga shteti. Se sot edhe ato 5 lekë që shpërndahen, 2.5 lekë i mban hajduti që i thotë vetes “shef”, e gjysma tjetër e merr kur paguan gjysmën. Paraja do të shkojë në konton tuaj. E vetmja gjë që do të kontrollohet është që këto para realisht po shkojnë për prodhim bujqësor dhe blegtoral. Aksesi në treg do të jetë i lirë dhe pa kufizim, pa NIPT, pa kartë fermeri, me kartë identiteti."-deklaroi Basha gjatë një takimi me femerë të Mulletit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.