Drejtësia për shqiptarët do vonojë

Postuar në 08 Prill, 2016 13:12

Raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein do të vizitojë Tiranën për të parë ecurinë e dialogut për reformën në drejtësi. Shqipërisë mund t' i jepet statusi nëse reforma kalon, por drejtësia do të dojë kohë të reformohet. "Për reformën në drejtësisë duhet të ketë një diskutim të gjerë. Reforma do të diskutohet edhe në gjirin e Kuvendit, Por ky diskutim duhet të jetë pa mëdyshje dhe të shpresojmë edhe i shpejtë për të arritur në aprovim. Ne e dijmë shumë mirë që pas aprovimit fillon puna e vërtetë, që është zbatimi i reformës dhe është e qartë, se zbatimi do të marrë kohë. Por etapa e parë është aprovimi"- theksoi Fleckenstein në një prononcim për ABC News. Ai iu përgjigj edhe pyetjes pse refuzoi amendamentin për ndërprerjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. "Së pari, nuk pranova amendamentin e grupimit ekstremist të djathtë për ndërprerje të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, pasi kjo përfaqëson qëndrimin e një minoriteti shumë të vogël të Parlamentit Europian dhe së dyti, mua nuk më pëlqejnë rekomandimet që kanë të bëjnë më minoritetet. Unë jam tërësisht në favor të mbrojtjes së te drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve, por të duash të përmendësh në paragrafe të veçanta çdo minoritet, disa herë duket si të luash një lojë. Të patën kjo nuk do gjendet në një raport që mban emrin tim."-tha Fleckenstein.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Me mire te na lene pa buke ne Shqiptareve, se sa pa drejtesi.
Edhe me bare ushqehemi, se jemi mesuar, por ama jo pa drejtesi.
Na fiket deren.
Po ju vete o kopila europiane, e RICIKLUAT Sali pordhen,mdhe tani ne shisni dengla per drejtesine.
Sikter edhe ju, mbasi po te donit, per 24 ore e kishit stabilizuar kete vend, qe eshte sa nje komune e Gjermanise.
Ju intereson juve, nderkombetareve, qe ne kete vend mos te vihet drejtesia.
Bile ju, nderkombetaret, e keni sjelle deri ne kete situate kete vend.
Prandaj, nuk duam me mend nga ju.
Do t'i zgjidhim vete punet tona.
Pa ndihmen e tjeterkujt.
Largohuni nga Shqiperia, mbasi nga ju i mesuam vjedhjet, krimet, korupsionin, etj, etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.