Alavitët kundër Assad-it?
Disa media britanike, si BBC dhe “Telegraph” raportojnë sot për një zhvillim të ri në Siri. Sipas këtyre mediave grupi mbështetës i presidentit Bashar al-Assad, alavitët janë duke e braktisur Assadin dhe po distancohen nga regjimi i tij. BBC-ja referon një dokument prej tetë faqesh ku flitet për një reformë identitare dhe se ata përfaqësojnë një model të tretë “të dhe brenda Islamit”. Në tekst thuhet se alavitët hedhin poshtë përcaktimin e tyre si pjesë e shiitëve dhe se ky grup lufton për “vlerat e barazisë, lirisë dhe qytetarisë”, duke bërë thirrje për një Siri shekullare ku islami, krishtërimi dhe besime të tjera janë të barabartë.
Në planin politik, dokumenti duket edhe më i mirë nga sa mund të imagjinohej: ndonëse kanë qenë në pushtet në Siri prej një kohe të gjatë, sipas këtij dokumenti, “legjitimiteti i pushtetit të Assadit mund të përcaktohet vetëm mbi kriteret e demokracisë”, raporton BBC-ja. Alavitët janë pasues të Aliut, ndonëse në dokumentin e fundit theksohet se “adhurimi shkon vetëm për Zotin”(http://www.bbc.com/news/world-middle-east-35941679). Duke shpallur veten si një degë më e vete e Islamit, grupi po deklaron shkëputjen reale nga regjimi i Hafez Assad-it që e sheh sektin të lidhur me 12 imamët, apo me përpjekjet “sunifikuese” të Basharit, siç shkruan BBC. Një akt i mirëfillitë ideologjik që i jep frakturë të re botës islame: alavitët deklarojnë se duan të njihen si një religjion abrahamik dhe të pranohen si të tillë e jo si minoritet nga “të gjithë Popujt e Librit”. Ata përbënin 12% të popullsisë 24 milionëshe të Sirisë së para luftës.
Comments
Respublica, e keni gabim.
Respublica, e keni gabim. Sekti Alevi perben rreth 10-12 % te popullsise ne Siri. Ata jane minorance dhe popullsia alevite nuk i kalon 3 milionet. Ndreqeni ju lutem.
Nuk e kuptoj: kemi shkruar 12
Nuk e kuptoj: kemi shkruar 12% te popullsise 24 milioneshe qe jane diku te 2 milione e 680 mije njerez. Sakte me duket.
Add new comment