shiitet

Thirrje për vrasjen e shiitëve, kristianëve dhe hebrejve nga Xhamia e Shenjtë në Mekë

Postuar në 07 Shtator, 2016 10:26

Pavarësisht politikës predikimi fetar mbetet problematik dhe nxjerr zbuluar ndasitë thelbësore në botën islame. Nëse Imami i al –Azhar deklaroi pak ditë më parë nga Grozni se Salafizmi nuk bën pjesë në sunizëm, dje një nga imamët kryesorë të Arabisë Saudite bënte thirrje në faljen e tij për vrasjen e shiitëve, hipokritëve, kristianëve dhe hebrejve.
Falja dhe predikimi i imamit u transmetuan live në kanalin televiziv egjiptian Al-Qahera Wal Na dhe ato u bënë nga Masjid al- Ḥarām, njohur si Xhamia e Shenjtë, që ndodhet në Qabe, në qytetin e Mekës.

Ushtria Çlirimtare në Siri e krijuar nga iranianët. Modeli “Hezbollah” po jep fryte për Teheranin zyrtar

Postuar në 20 Gusht, 2016 22:00

Irani është i përfshirë aktualisht në tre fronte ku zhvillohen luftime: Irak, Siri dhe Jemen. Për të përmbushur objektivat e vet, Teherani zyrtar ka konceptuar strategjinë e Ushtrisë Çlirimtare, e cila ngrihet mbi trupat vendase në vendet ku ka kriza. Gjithnjë Irani operon në vendet myslimane ku tensionet për pushtet mes shiitëve dhe sunitëve janë aktive. Ushtria është krijuar nga Garda Revolucionare, e cila sipas kreut të saj, Mohammad Ali Al Falaki, në Siri operon nën komandën e Qassem Soleimani.

Alavitët kundër Assad-it?

Postuar në 03 Prill, 2016 11:14

Disa media britanike, si BBC dhe “Telegraph” raportojnë sot për një zhvillim të ri në Siri. Sipas këtyre mediave grupi mbështetës i presidentit Bashar al-Assad, alavitët janë duke e braktisur Assadin dhe po distancohen nga regjimi i tij. BBC-ja referon një dokument prej tetë faqesh ku flitet për një reformë identitare dhe se ata përfaqësojnë një model të tretë “të dhe brenda Islamit”.

“Asgjë nuk mund ta shpëtojë Assadin. As të gjithë shiitët dhe Rusia bashkë”

Postuar në 21 Shkurt, 2016 18:38

Arabia Saudite është një ndër aktorët kryesorë të luftës që zhvillohet në Siri. Axhenda e saj është shumë e qartë, ndoshta më e qarta ndër të gjitha axhendat: largim i Bashar Al Asadit nga pushteti dhe ndërprerja e një aksi shiit në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për revistën e njohur gjermane “Spiegel”,  ministri i Jashtëm saudit,  Adel al-Jubeir, ka deklaruar se vendi i tij mbështet Procesin e Vjenës dhe se në persepktivë është e qartë se Siria do të jetë pa Assadin.

Subscribe to RSS - shiitet